Arrestohet shqiptari, grabiste banesat

Është konsideruar si një akrobat i vërtetë pasi duke u kacavjerrur ballkoneve hynte për të vjedhur në apartamente dhe gjithmonë përmes tyre largohej.
Policia e ItaliseBëmat e tij e kishin bërë që edhe policia e qytetit të Bolonjës ta pagëzonte me emrin “hajduti-akrobat”. Aventurat e 22-vjeçarit shqiptar kanë përfunduar me vendosjen e prangave në kyçet e tij.
Tahir Suli është tradhëtuar nga një gjurmë gishti të lënë në një vazo lulesh në një nga ballkonet që përdorte për të kryer “misionet” e tij.
Sipas policisë, 22-vjeçari, sipas mediave italiane, ka një kurrikulum të pasur me preçedentë për krime ndaj pronës.
Policia e ka arrestuar atë nën akuzën e pjesëmarrjes në një bandë që më 25 tetor 2012 vuri në shënjestër një pallat në periferi./Indeksonline/