E Diel, 1 Nëntor 2026

Faruk Mujka, kandidat i Vetëvendosjes për Mitrovicën

Sot Vetëvendosje organizoi konferencë për media, për t’i publikuar rezultatet e zgjedhjeve të brendshme si dhe për ta shpallur kandidatin për Kryetar të Komunës së Mitrovicës. Ditën e diel, me 11 gusht, gjatë tërë ditës, aktivistët e 28 pikave të Vetëvendosjes në Mitrovicë votuan për ta zgjedhur kandidatin e Lëvizjes për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Për më tepër, as pas 24 orëve, sa ishte afati për dorëzimin e ankesave pas publikimit të rezultateve preliminare, nuk ka ardhur asnjë e tillë para Komision Zgjedhor ad hoc të Qendrës.

“Ne si komision i vlerësojmë këto zgjedhje të brendshme si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën dhe parimet e demokracisë brendshme të shprehura në Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të brendshme të Vetëvendosjes, tha Fadil Rudhani, drejtues i Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës. Ai më tej shpalli kandidatin e VETËVENDOSJE!-s për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili kishte marrë 98% të votave të aktivistëve, njofton përmes një kumtese Vetëvendosje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›