E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biserko: Dështoi politika e Tadiçit

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, ka deklaruar se nwse Serbia nuk do të ndryshojë politikën ajo do të mbetet e izoluar.

Në një intervistë për mediat kosovare, Biserko ka theksuar se politika e presidentit serb Tadiç “edhe Kosova edhe Evropa ka dështuar”.

Por, sipas saj, kjo u bë e qartë këtw verw kur u vendosën barrikadat, duke konsideruar se do të detyrojnë ndarjen e Kosovës.

"E tërë kjo politikë, e cila në gjashtë muajt e fundit po zbatohet edhe e cila është në vepër që nga pranvera e këtij viti, ishte e bazuar në analizën dhe pritjet se komuniteti ndërkombëtar do të pranojë ndarjen e Kosovës”,ka theksuar Biserko.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›