Izraeli premton hetimin e vdekjes së protestuesit palestinez

Fotot e incidentit, të cilat kanë bërë gjiron e botës, shfaqin Mustafa Tamimin, 28-vjeçar, tek goditet në një distancë të afërt.
Dëshmitarët okularë thanë se Tamimi po gjuante me gurë drejt automjetit 4X4 pas përfundimit të protestës kryesore të premten, kur një ushtar hapi derën e pasme të automjetit dhe e qëlloi nga pak metra larg me një kanistër gazi lotsjellës 40 milimetërshe.Edhe pse Tamimi është dërguar menjëherë në spital, ai dha shpirt të nesërmen si pasojë e plagëve të marra.
Në funeralin e tij ditën e diel, pati përleshje të tjera mes pjesëmarrësve dhe ushtarëve izraelitë.
Ushtria izraelite e quajti vdekjen e të riut “një incident të jashtëzakonshëm” dhe u zotua se do të ndërmerrte hetime.
Por, grupet e të drejtave të njeriut thonë se Tamini ishte të paktën e 20-ti protestues që është vrarë në vitet e fundit gjatë demonstrative në Bregun Perëndimor.
Protesta në Nabi Saleh mbahet çdo javë në shenjë kundërshtimi ndaj ndërtimit të vendbanimeve izraelite dhe kundër barrierës ndarëse në tokat e pushtuara palestineze.
/Start/F. Prroni/
2011-12-12 15:45