Biserko Serbet duhet te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit
Ne nje konference per media ne Cagllavice Sonja Biserko perfaqesuese e Komitetit te Helsinkit te Beogradit si dhe Judita Popoviq nenkryetare e Parlamentit te Serbise u kane bere thirrje serbeve te Kosoves qe te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Gjithashtu zyrtare te autoriteteve vendore dhe atyre nderkombetare ne Kosove kane reaguar ndaj deklaratave te qeveritareve serbe te cilet kane thene se serbet nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhje raporton radio Evropa e Lire.8232Serbet e Kosoves duhet te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te cilat organizohen nga institucionet kosovare me 12 dhjetor ne menyre qe te dalin nga margjinat dhe te krijojne mundesi per te vendosur per veten eshte porosia qe iu dergua serbeve te Kosoves nga konferenca e organizuar diten e premte ne Qendren e Mediave ne Cagllavice ku moren pjese perfaqesues te Komitetit te Helsinkit ne Beograd si dhe te Parlamentit te Serbise. 8232Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Beograd ka thene se serbet e Kosoves gjate dekades se fundit kane qene peng i politikes se pasigurt e cila e ka mbajtur pezull orientimin e tyre. Sipas saj nje gje e tille duhet te perfundoje dhe se serbet duhet te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Jo vetem per 10 vendet e garantuara por me nje dalje me te madhe ne zgjedhje. Detyre themelore e te gjithe neve qe vezhgojme dhe marrim pjese ne zhvillimet ne Kosove eshte qe ta trimerojme bashkesine serbe qe ne menyre serioze te marre pjese ne keto zgjedhje - ka thene Biserko. Pwrfaqwsuesja e KHS theksoi se pjesemarrja e serbeve te Kosoves ne zgjedhje do ti zyrtarizonte si subjekt qe do te mund te ndihmoje jo vetem konsolidimin e Kosoves por edhe ne marredheniet mes Kosoves dhe Serbise. 8232Gjithashtu ne Cagllavice thirrje serbeve te Kosoves per te dale ne zgjedhje u ka bere edhe nenkryetarja e Parlamentit te Serbise Judita Popoviq nga Partia Liberal-Demokrate. Porosia jone eshte e qarteserbet e Kosoves do te duhet te dalin ne zgjedhjet e ardhshme.8232Serbia eshte shtet i cili ende i konsideron serbet e Kosoves si shtetas te saj. Por nje gje e tille nuk i jep te drejte Serbise qe te manipuloje me njerezit ne Kosove. Nuk u jep te drejte atyre njerezve tua pamundesoje integrimin ne shoqerine kosovare. Porosia jone eshte e qarte - serbet e Kosoves do te duhej te dilnin ne zgjedhjet e ardhshme - ka theksuar Popoviq.