Vejvoda Bisedimet Beograd-Prishtine para zgjedhjeve ne Kosove
Proceset e tanishme politike ne Kosove perfshi zgjedhjet parlamentare me 12 dhjetor 2010 sigurisht qe do te mund te ndikojne te fillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines konsideron midis te tjerave analisti politik i njohur Ivan Vejvoda president i Fondit Ballkanik per Demokracine e Serbise ne nje interviste te fundit ne gazeten e perditshme serbe Danas duke shtuar se ka te ngjare qe disa lloj bisedimesh qofte edhe protokollare do te mund te zhvilloheshin mes te dyja paleve edhe para zgjedhjeve ne Kosove. Kam mendimin se ne bisedimet e ardhshme te pritshme duhet te trajtohen fillimisht ceshtjet teknike pra ato me pak te diskutueshme e me te thjeshta qe nuk kane lidhje me statusin megjithese eshte e veshtire qe te gjendet ndonje ceshtje qe nuk eshte e lidhur me statusin me qellim qe ne fund te arrihet deri tek ajo ceshtje qe mua te pakten me duket me thelbesorja dhe qe eshte statusi i veriut te Kosoves. Ketu kemi edhe ceshtjet qe kane lidhje me poziten e manastireve pra me ate te objekteve te shenjta serbe ne Kosove dhe me garantimin e te gjitha te drejtave duke filluar nga ato te njeriut te bashkesise serbe ne Kosove - vuri ne dukje politologu Ivan Vejvoda i cili eshte caktuar ditet e fundit nenpresident i Fondacionit Gjerman Marshall me seli ne Uashington qe mbikeqyr realizimin e programeve ne te gjitha ato rajone perfshi edhe ne Ballkanin Perendimor ku operon dhe jep kontribute financiare ky fondacion prestigjioz nderkombetar. Se sa kohe do te duhet qe te arrihet deri te ndonje zgjidhje pas fillimit te bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines Vejvoda nuk eshte ne gjendje qe ta parashikoje pasi rendesi sipas tij ka qe te arrihet deri te zgjidhje sa me pak te papranueshme nga te dyja palet.
Nuk eshte aspak i parendesishem edhe fakti nese do te jete Bashkimi Europian ai qe do te kete rol vendimtar ne ndermjetesimin dhe zhvillimin e ketyre bisedimeve - thekson ne intervisten e tij analisti serb duke vazhduar me tej se sigurisht qe ne kete rast duhet te kihet parasysh edhe SHBA-ja si nje vend i rendesishem me ndikim ne te gjithe boten por edhe ne rajonin tone keshtu qe edhe ne Kosove ky shtet SHBA do te kete nje rol te rendesishem per te luajtur. Turneu i fundit i sekretares se Shtetit te SHBA-se Hillari Klinton ne disa vende te Ballkanit Perendimor ishte shume i rendesishem. Ajo perseriti shume nga ato gjera qe tha gjate vizites se tij ne Beograd majin e kaluar nenpresidenti amerikan Xhon Bajden duke konfirmuar se SHBA e shohin kete rajon ne rrugen drejt BE-se dhe se sigurisht do te bejne gjithcka te mundur qe se bashku me BE-ne te kontribuojne per suksesin e proceseve eurointegruese te vendeve te ketij rajoni - theksoi Vejvoda ish-keshilltar politik per ceshtjet e jashtme te kryeministrit te ndjere serb Zoran Gjingic. Rezoluta per Kosoven e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB eshte midis te tjerave nje epifenomen qe tregon per deshiren nevojen dhe pjekjen e situatave ne Beograd dhe ne Prishtine qe autoritetet e tyre te larta me ne fund ti kuptojne realitetet ne terren qe ende nuk kane marre rrugen e zgjidhjes dhe te gjejne nje lloj modusi per zgjidhjen e ceshtjeve te pazgjidhura.