Bisht-Palla, Çela: Serbëtdo ta bëjnë port jahtesh
Kudret Çela, ish-admirali I Flotës Detare Shqiptare tregon në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com se kompani të huaja, kërkojnë të gllabërojnë bazën detare të Bisht-Pallës për të ngritur aty një port Jahtesh, vila dhe fshat turistik. Ai le të hapur mundësinë e afrimit të Serbëve në këtë bazë, të cilët me sa duket nëpërmjet lidhjeve të tyre në ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeveri, kanë ndikuar për mbylljen e bazës.
Zoti Gjeneral, ju u shkarkuat nga detyra pasi refuzuat të firmosnit mbylljen e bazës ushtarake të Bisht-Pallës. Pse rezikuat kaq shumë?
Unë rezikova duke mos firmosur strukturën e re të forcave detare që kishte përgatitur Shtabi I Përgjithshëm në mënyrë të jashtëligjshme. Sepse përgatitja dhe paraqitja në shtabin e përgjithshëm të strukturës së forcave është kopetencë e komandantit të forcave. Megjithatë në këtë structure nuk figuronte baza e Bishtit të Pallës. Pra struktura e bërë nga Shtabi I Përgjithshëm, pa asnjë asistencë nga forca detare, nuk e figuronte fare bazën ushtarake të Bisht-Pallës. Komandanti forces detare, me ligj është përgjegjës për sigurinë kombëtarë të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë. Heqja e kësaj baze, cënonte këtë siguri, që do të thotë të mos ushtrohej më kontroll në hapësirën detare që mbulonte kjo bazë nga, lumi Seman deri në derdhjen e lumit të Bunës, në kufi me Malin e Zi. Si specialist dhe ushtarak i vjetër kjo ishte e papranueshme nga ana ime, aq më tepër nuk u bë asnjë koment apo studim për mbylljen e bazës gjë të cilën, mund të kërkohej vetëm dokumentacioni apo një specialist në fushën e detit dhe jo të diktohej në një farë mënyrë me urdhër nga lart. Problemi tjetër ishte social, pasi liroheshin nga puna shumë specialistë që forca detare ka shumë nevojë, pasi duhet një staf i mirë për mirëmbatjen e anijeve. Shto këtu dhe problemet që kishte me familjet e 102 ushtarakëve që do zhvendoseshin nga Bishti i Pallës, për të kaluar në bazë tjetër siç qe Pashalimani.
Dhe kjo filloi të bëhej një revoltë e brendshme për ushtarakët, në Bisht-Pallë kur morën vesh sinjalet që do mbyllej baza. Detyrimisht studimi që unë them se nuk është bërë, është që të futen të gjitha problemet që sjell mbyllja e kësaj baze, gjë të cilën këta zotërinjtë, titullarët e ministrisë nuk e kanë bërë. Pra ishte një mbyllje e menjëhershme e pa studjuar dhe që sjell pasoja shumë të rënda.
Kohët e fundit flitet se kompani Serbe, kanë shfaqur interes për bazën ushtarake të Bisht-Pallës për të ndërtuar një port jahtesh si dhe komplekse turistike. Në gjykimin tuaj si ish-komandant i kësaj baze, sa e vërtetë është kjo?
Se është kompani sebe apo dreqi e di seç është këtë nuk e dimë. Por di një gjë, që është një projekt që unë e kam dëgjuar. Bëhet fjalë për port Jahtesh, shkollë marine për sportet e ujit, fshat turistik, e ambjente për shërbime të ndryshme private. Këtë kam unë të dëgjuar në burime jo zyrtare. Titullarët nuk duan tja dinë për shtetin por duan tja dinë vetëm për veten e tyre.
(Intervistën e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)