E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Ndryshimet klimetarike po ndodhin, tani

UASHINGTON-Agjencia për klimën e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se dekada 2001-2010, ishte më e nxehta.

Në raportin e fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) thuhet, poashtu, se në këtë periudhë ka pasur reshje ekstreme të shiut dhe borës, që kanë shkaktuar vërshime në gjithë botën, si dhe thatësirë jonormlae në Afrikë dhe Amerikën Veriore.

Nëntë vitet e kësaj dekade, janë në mesin e 10 viteve më të nxehta deri tani

Sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Mishel Zharrod, tha se raporti konfirmon se “ndryshimet klimatike po ndodhin tani dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim i ardhshëm i largët”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›