Besa, me Apoloninë vjen ndalesa e parë në shtëpi
KAVAJE- Besa nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e fundit të javës së tetë të Superligës, zhvilluar dje në Kavajë. Për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro kjo ishte ndalesa e parë për këtë sezon në fushën e saj, ku kishte arritur vetëm fitore në 3 takimet e para. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, vendasit kanë hasur në një skuadër të vendosur mirë në mbrojtje dhe që ka menduar vetëm të mos dalë pa pikë nga kjo fushë. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, Apolonia nuk ka menduar shumë për sulmin. Barazimi i lë skuadrat në pozitat që ishin në kampionat. Kështu, Besa ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe ruan vendin e dytë pas Dinamos kryesuese, ndërsa fierakët mbeten të tretët me 16 pikë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)