Bizhdili: Objektivi i Besës, titulli kampionNë javën e katërt të Kategorisë Superiore, Besa do të përballet me kampionët në fuqi, Tiranën, një rival direkt për titull.

Publikoje ne:
“Një Besë kampione”. Ky është synimi i presidentit të klubit kavajas, Nexhat Bizhidili. Besa, së bashku edhe me Dinamon, janë dy ekipet që kanë marrë pikë të plota në tri javët e para, duke vendosur edhe një lloj “diktature”.
Bizhdili, njeriu që ka mundur të sjellë në Kavajë trofeun e vetëm të Besës, Kupën e Shqipërisë (2006-2007), pohoi se skuadra që ai financon nuk ka synim vetëm pjesëmarrjen në Europë, por dhe titullin kampion.
“Kampionati është i gjatë. Minimumi si objektiv kemi pjesëmarrjen në kupat e Europës, por pse jo dhe titullin kampion”.
Në javën e katërt të Kategorisë Superiore, Besa do të përballet me kampionët në fuqi, Tiranën, një rival direkt për titull.
“Është një ndeshje e fortë. Dëshiroj të bëjmë një paraqitje të mirë e përveç rezultatit pozitiv, dua të kënaqim edhe publikun”, - tha Bizhdili per televizionin Vizion Plus.
Besa mundi në javën e parë 2-0 Vllazninë, me dy gola të blerjes së re sezonale, Daniel Xhafaj.
E Enjte, 17 Shtator 2009