Bizhdili bën një hap pas, Duro sërish trajner i Besës
Autori i Lajmit: Redaksia
Shpëtim Duro është rikthyer në drejtimin e Besës pas shkarkimit disa ditë më parë nga presidenti i klubit Nexhat Bizhdili.
Ndodh vetëm në Shqipëri, që largohen trajnerët edhe pasi dalin kampion, edhe pas një barazimi, kur skuadra e tyre renditet e dyta në kampionat dhe është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Si në rastin e Shpëtim Duros, që u shkarkua nga posti i trajnerit të Besës pas ndeshjes së fundit për kampionat, ku barazoi 1-1 me Tiranën në Kavajë. Akuza për trukim të ndeshjes nga Duro, në bashkëpunim me kolegun e tij bardheblu, Starova, dolën nga goja e Xhat Bizhdilit, presidentit verdhezi, si motivim i shkarkimit të trajnerit të skuadrës kavajase. Nga ana tjetër, vetë Duro reagoi shumë butë ndaj këtyre akuzave të rënda, sikur ta ndiente se shefi i vet, Bizhdili, do të pendohej dhe do ta rikthente në krye të Besës. Gjë që në fakt u paralajmërua nga Sulejman Starova në një emision televiziv të hënën, por u bë realitet pikërisht të mërkurën. Shpëtim Duro, pas një bisede që ka pasur me Bizhdilin, është rikthyer sërish në krye të Besës për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, por më parë do të drejtojë skuadrën kavajase në finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, ndeshje që do të luhet më 9 maj në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ky veprim mund të përkthehet si një “mea culpa” e Bizhdilit karshi trajnerit Duro.
Shkarkimi
Presidenti i Besës, Xhat Bizhdili, menjëherë pas barazimit 1-1 me Tiranën, ka shkarkuar trajnerin e vet, Shpëtim Duron. Duke e akuzuar trajnerin që e ka nxjerrë në finalen e Kupës së Shqipërisë, që i ka siguruar vendin e dytë në kampionat për trukim të ndeshjes. Më saktësisht, për pazare me trajnerin Sulejman Starova të Tiranës. I pyetur nga mediat për këtë veprim të papritur, presidenti verdhezi, Bizhdili, ka pohuar: “E shkarkova trajnerin Shpëtim Duro, sepse unë prisja fitoren në tribunë, ndërsa ai bënte pazar poshtë, në dhomat e zhveshjes, me Tiranën. Ia kanë bërë këtë gjë, këta dy trajnerë, edhe Monit (Edmond Hasanbelliut, presidentit të Teutës), kur Starova ishte trajner i durrsakëve dhe Duro i Partizanit”. Një fat të tillë duket se pati edhe Shpëtim Duro, që rezistoi plot 31 javë kampionat në stolin e Besës, por nuk arriti dot të luajë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, më 9 maj, por pse jo, ta fitonte atë dhe ta ngrinte trofeun. Një gjë të tillë presidenti i Besës e ka bërë edhe me Vasil Bicin, në edicionin 2006-2007, në prag të finales së Kupës me Teutën. Pas javës së 32-të, vetëm pak ditë para finales së kupës, që e fitoi për herë të parë, Bizhdili shkarkoi Vasil Bicin. Kujtojmë se Shpëtim Duro ishte trajneri i 15-të që largohet nga drejtimi i një skuadre. Sa u takon trajnerëve të superligës, janë vetëm tre, nga 12 ekipe gjithsej, që nuk i kanë ndryshuar trajnerët: Konkretisht Shkëlqim Muça i Dinamos, Stavri Nica i Laçit dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit. Të tjerat kanë bërë lëvizje pa kriter në stolat e tyre, ku rekordin e mban Tirana, me trajnerë në këtë edicion (Ilija Lonçareviç, Alban Tafaj, Nevil Dede, Devi Muka dhe Sulejman Starova), pastaj vjen Shkumbini, me 3 lëvizje (Gugash Magani, Kristaq Mile dhe Përparim Daiu), Skënderbeu me 3 lëvizje (Gerti Haxhiu, Andrea Marko, Mirel Josa), Vllaznia me 3 lëvizje (Hasan Lika, Roland Luçi, Edi Martini), Apolonia me 2 lëvizje (Esad Karishik, Hasan Lika), Flamurtari me 2 lëvizje (Eqerem Memushi, Gugash Magani), Gramozi me 2 lëvizje (Ilir Qirjako, Agim Canaj), Teuta me 2 lëvizje (Mirel Josa, Ylli Shehu) dhe Besa me 1 lëvizje (Shpëtim Duro).
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010