Markot e mjeruar në “shtëpinë muze të dorëshkrimeve dhe grafikave”!
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Familja e shkrimtarit të pashlyeshëm nga ndërgjegjja e lexuesit shqiptar, Petro Marko, jeton në zemër të kryeqytetit e kredhur në një mjerim të pashoq. Në të dhjetën e sekondës, ndërsa syri përshkon atë hapësirë të rënduar nga sëmundja dhe varfëria e zgjatur, të vijnë ndër mend fate të ngjashme shkrimtarësh që vdiqën në mjerim. A mos ka ndonjë formulë magjike që e shndërron gjithë pjalmin e mirësisë, dashurisë dhe bukurisë që i dhanë botës, në një virus që helmon shpirtin dhe çdo milimetër të hapësirës ku frymuan? Çlloj mallkimi qenkësh ky që i shpërbleu humanizmin petromarkian me hithrën e lëngatës, braktisjes e hidhërimit?
Romancieri i përmasave epokale me siguri nuk është i qetë. Vullkane të frikshme blaton toka në zemrën e saj, hidhërime e dufe padrejtësish që presin të shprazen. Një si ai, me talentin dhe tharmin e punëtorit të letrave duhet ti kishte siguruar familjes një jetesë për të qenë të paktën deri në dy breza. Por atje, në Bulevardin “Zogu i Parë”, në portën që kishte projekte të shdërrohej në muze, por që në fakt u kthye në strehëzën e vuajtjes, marrin frymë ende të tijët.
Si mos më keq!
Kemi ardhur të paftuar në këtë shtëpi, por dera na hapet. Petroja na vështron nën vetull që përtej fotografisë së zmadhuar që varet në mur. “Pavijoni” i pagojë i fotografive dhe i pikturave, çuditshëm i bën karshillëk gjithë orendive të tjera të shtëpisë-Pavijon spitali! Psikiatri! Rebelon shpirti ndaj kësaj fjale mizore. Është dhoma e Safos, gruas së shkrimtarit, e zvogëluar nën një triko të gjelbër, me sytë ngultas na vështron dhe na jep dorën. Pa fjalë....Sa keq që e kemi takuar kaq vonë këtë grua dhe nuk këmbejmë dot dy fjalë me të. Sëmundja e Alzheimerit ia ka mbaruar fjalët.
Safoja engjëllore, 6 vjet e pagjumë
Gruaja që na ka dhënë me qindra imazhe të mrekullueshme nga librat e ilustruar! Qindra shkëndijime fantazish, copëza gëzimesh fëminore, ilustratorja e Abetares së Parë të të paharruarit Kolë Xhumari. Safo Marko...qëndron në një kolltuk përballë me punët e saj. Por nuk di më se çfarë përfaqësojnë. Këto copëza shpirti që i sillnin gëzim. Veçse një gjë percepton akoma: dashurinë e së bijës, Aranitës që kohë e pa kohë e përkëdhel si fëmijë. I merr dorën, ia puth me përshpëritje që nuk ia dha asnjë foshnjeje. “E vogla e mamasë!”
Tashmë nuk janë të nevojshme as ilaçet. Truri i gruas është vazhdimisht i ngacmuar, aq sa nuk mundet dot të shtrihet e të flejë. U bënë vite që i kalon netët duke ecur nëpër shtëpi.
Nisi 6 vjet më parë. Askush nuk e mendoi atëkohë se shëndeti i gruas së vuajtur të Petro Markos, kishte marrë një rrugë te pakthyeshme. Safoja, ndërsa punonte ilustrimet e librave, i kthehej për së dyti, i ribënte. Në fillim të gjithë kujtuan se kjo ishte një harresë e moshës. Por, pak e nga pak periudhat e harresës filluan të zgjaten e të thellohen. Alzhejmer po bënte të vetën. Sëmundja e tmerrshme degjenerative e trurit e ka shndërruar Safon e urtë në një engjëll që nuk e kupton dot më botën ku jeton. Nga vjen, ku shkon, çfarë e pret. E bija, psherëtin: “Boll ka kuptuar, me sa duket, nuk kishte më se çfarë ti duhej të kuptonte. Ka hequr shumë”. Safoja nuk di më asgjë për lëngatën e të birit që vuan prej 20 vitesh aksidentin në kokë, ja atje në dhomën tjetër, i dergjur mes avujve të alkoolit që e ndihmojnë të harrojë.
Deri 3-4 vite më parë, piktorja vazhdonte të punonte grafika dhe ilustrime. Kur Vera Grabocka organizoi ekspozitën e pikturave të saj “ZENIT”, sëmundja i kishte filluar, por ajo fliste dhe kuptonte ende. Aranita kujton se si ajo u gëzua kur i qepën një fustan xixëllues. Por edhe tani, një nerv artisteje i ka mbetur ende. Veshjet e gjelbra ia gëzojnë syrin dhe kur Aranita i bleu një triko të tillë, ajo tha: “Bukur!”. Por janë grahmat e fundit të gjuhës që mundet të artikulojë. Me ditë të tëra mund të thotë me sforco një fjalë të vetme, “Nita”, për të bijën që e kujton motër. Javët e fundit, Safoja ka ndërprerë edhe ushqimin. E bija me ndihmën e ndonjë fqinje i përgatisin ndonjë ushqim krejt të lëngshëm që të mund ta kapërcejë.
SOS... në shtëpinë-pavijon
Qëkur i vëllai, Jamarbri pësoi aksident dhe sidomos që kur Alzhejmeri i tjetërsoi nënën, Aranita, bija e vetme e Petro Markos hoqi dorë përgjithnjë nga vetvetja. Më keq se një murgeshë. E burgosur dhe e dënuar për tu shërbyer 24 orë dy njerëzve të dashur që i kanë mbetur, që nuk janë dot përgjegjës për veten e tyre. U bënë vite që ajo nuk e di se si një grua del në jetë dhe punon përtej mureve të shtëpisë së zymtë. Përveç dashamirësisë së ndonje fqinje që vjen ta ndihmojë, nuk ka asnjë krah tjetër ndihme. Dita i kalon me këputjen e natës së pagjumë. “Nuk mbahet mend, qëkur të kem fjetur një natë të tërë dhe të jem mbuluar me batanije,- thotë ajo. -Netët e saj janë netët e shoqërisë së varavingave nëpër shtëpi me të ëmën, që shpesh i rrëzohet. Vëllai i saj ka nevojë po aq për shërbime, dhe shpesh, kur del jashtë apartamentit, e sjellin të tjerët. Në këtë shtëpi, si në një spital të vërtetë ka nevojë për shërbim triturnesh, për tri infermiere. Nuk është e lehtë të gjesh njerëz që do të pranonin të shërbenin këtu. Por mbi të gjitha, Aranita nuk ka asnjë mundësi ti paguajë. Pensioni suplementar i Safos nuk mjafton për tu ushqyer dhe për të shlyer pagesat drita ujë, le më për letrat e lagura, pampersat dhe gjithë shpenzimet speciale për të cilat ka nevojë.
Jamarbri dhe Aranita, dy segmente të dhuntisë së humbur
Grafika elegante, piktura moderne me stilizimin e figurës femërore. Mes veprave të Safo Markos, nja dy tablo të së bijës, Aranitës. Nuk mbahet mend qëkur janë bërë! Aranita ka mbaruar Institutin e Arteve të Bukura për pikturë, por sot nuk pikturon dot më. E demoralizuar, e shndërruar prej 6 vitesh në shtëpiake-infermiere apo në burrë-grua. Nuk arriti të këndonte ninulla për fëmijët e saj. Fati i keq i Safos dhe Petros që nuk u gëzuan me asnjë nip apo mbesë, nuk morën asnjë gëzim nga fëmijët e tyre. Diktatura ua prishi keq jetët. Kur Aranita ishte 20 vjeëe dhe qindra sy djemsh duhet ta ndiqnin nga pas, sytë e tyre nuk guxuan të kryqëzohen me ato të punëtores së fabrikës së Qelqit në Kavajë. Biografia që e kishte qelbur i ati e më pas edhe i vëllai, Jamarbri, që provoi torturat e Spaçit, nuk pyeste as për hijeshinë e moshës dhe as për hijeshinë e shpirtit. Kështu u shkërmoq dhuntia e Aranitës në rrotën e mundimshme të fatit. Aranita ka lënë telajot, Jamarbri ka lënë poezinë. Tani vetëm mundet ti dëgjojë nëse ia lexon e motra. Ishte shumë i ri, i sapodiplomuar për gazetari, kur ëndrrat iu konvertuan në karroca plehrash të cilat ai i ngarkonte dhe shkarkonte çdo ditë në Kinostudio, aty ku shokët e tij xhironin filma. Poezitë e çuditshme të djaloshit i parathanë fatin e zi…
Djali i Petros i priti me uri ditet e demokracisë, por nuk i shijoi asnjëherë. Kohë më vonë do ti kujtoheshin fjalët e të atit në ditët e fundit të jetës: “Mos beso se ka ardhur Demokracia! Duhet të kalojnë të paktën edhe 50 vjet që të hidhet hapi i parë drejt saj:”
Në lirinë e sotme, më keq sesa në Spaç
Por sot Jamarbri vuan më keq se në Spaç. I rrethuar me mjerim dhe braktisje, pija, e dashura që i bën shoqëri, e ndihmon të harrojë. Kur pësoi goditjen në kokë rreth 19 vjet më parë, kujtuan se mbaroi. Për dy javë qëndroi në koma duke i dhënë kështu dozën e fundit të helmit të atit, para se të largohej nga jeta. Edhe pse është tërësisht i paaftë për punë, Jamarbri nuk përfiton asnjë lloj pagese paaftësie apo invaliditeti. Mjekët e Psikiatrisë kishin thënë se ai duhej të qëndronte i shtruar të paktën dy javë, që ti lëshohej raport si i sëmurë mendor. Por, familja nuk e bëri këtë gjë. “Im vëlla i ka tmerr edhe përparëset e bardha dhe nuk mund tia zë me gojë Psikiatrinë, bëhet keq. Nuk mund tia bëj atij këtë të keqe, boll ka hequr. E dini ju se çdo të thotë për të, të jetojë dy javë në ambientin e Psikiatrisë?”. Aranitës i ra fati i rëndë të përballet sa herë me krizat e të vëllait, urgjencat e tij dhe shërbimet e përditshme. 59 vjeç ai është i përhumbur...
Me librat e shkrimtarit nuk e mban gjatë frymën
Shkrimtari dhe gazetari Petro Marko punoi shumë, ashtu siç i kishte premtuar të shoqes para martese, ishte një motor i vërtetë energjish. Safoja realizoi me mijëra ilustrime, piktura e pllakate, por të dy, burrë e grua, nuk nxorrën veçse bukën e përditshme. Pas vdekjes së shkrimtarit janë botuar dhe ribotuar disa vepra të tij, të ardhurat e të cilave janë të krahasueshme me një apo disa paga buxhetore mujore. Aranita, e bija, e dinte se këto nuk mund të siguronin vazhdimësinë e jetës së familjes. Nuk ishte kjo: Ishte detyrimi që ndjente ndaj të atit, për ti çuar tek lexuesi shënimet e mbledhura dhe veprat e pabotuara. “Ishte diçka që duhej bërë, që kjo krijimtari të dilte në dritë, të shkonte vepra tek lexuesi. Por, nëse do të isha e pasur, do ta nxirrja falas, -thotë ajo.-Pse të mos ua jepja librin falas lexuesve të babait? Njerëzit që duan të lexojnë, nuk kanë para.”
Dhuruesi anonim
Pas botimit në gazetën Ballkan, një adhurues anonim i Petro Markos kishte trokitur në portën e shkrimtarit dhe pasi kishte thënë thjesht: Jam një adhurues shkrimtarit, i kishte lënë të bijës në dorë një zarf me një shumë të hollash. Burri ishte larguar pa pranuar të identifikohet. Por kë do të prekte kjo skenë? Safoja nuk mund ta marrë sot më gëzimin e mirënjohjes njerëzore, Petro jeton në një univers tjetër, i biri jeton në izolacionin e sëmundjes së tij, të tjerët…Ky lexues na kujton shprehjen e popullit: “Bëje të mirën dhe hidhe në det”…
Shkrimtari që i la trashëgim familjes, ca dorëshkrime dhe varfërinë
A rrohet vetëm me solidaritetin?
Për familjen e Markove është shprehur shpesh keqardhje, por një dorë e fortë shpëtimtare ka munguar. Aranita në kulm të dëshpërimit thotë: “Nuk di më se si do të vazhdoj. U përpoqa të bëj heroinën, por sot e shikoj që nuk duroj dot më”
Keqardhje, miq, telefonata, takime te rastit, kujtime....mirëpo ja që një familje nuk rron dot vetëm me nderimin për figurën e babait dhe vetëm me fjalët ngushëlluese. Familja e Petro Markos jeton në zgrip të mjerimit. Një iniciativë e ndërmarrë vitë më parë nga rregjisorja Vera Grabocka me një spektakël “Më shumë dashuri”, i dha një ndihmë të mirë familjes së Markove. U mblodhën 10 mijë euro dhe me to e bija e familjes shleu borxhet e shumta ndër vite. Por sa gjatë mund të rrojë një familje me kaq para, sidomos një familje që ka nevojë për shpenzime ekstra, me dy të sëmurë mendorë?
Dikush propozon që të shesin shtëpinë. Familja e Petros të degdiset apo syrgjynoset diku tjetër, si të mos i kishte mjaftuar degdisja e diktaturës. Nuk janë të denjë këta të mjerë për qendrën e Metropolit! As pikturat e Safos, as dorëshkrimet e Petros që mbushin muret dhe rraftet e shtëpisë kakofonike. Sië ndodh zakonisht kur dikush është buzë falimentit apo në kufijtë e ekzistencës, familjes së Markove duan ti marrin ëdo gjë të vyer që i ka mbetur, tia marrin për një copë bukë edhe ato copëza arti që ruan, tia zhveshin muret nga grafikat dhe pikturat e tjera. Me më të varfrit biznesi premton përfitime më të mëdha. Por Aranita po mbahet në pikën e fundit të qendresës. 40 pikturat e fundit që kanë mbetur pa u shitur, ajo po mundohet ti ruajë nga prishja brenda shtëpisë së prishur.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010