E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhdili rrezikon tjeter denim

Pas pezullimit me tete ndeshje nga stadiumet e futbollit presidenti i Beses Nexhat Bizhdili rrezikon edhe nje tjeter denim. Kjo konfirmohet nga zyrtaret e Federates Shqiptare te Futbollit te cilet theksuan se ceshtja e drejtuesit te klubit kavajas mund te shqyrtohet serish ne Komisionin e Disiplines pas ofendimeve qe ka bere ne publik ne ndeshjen e javes se 11-te ku verdhezinjte e Gerd Haxhiut u mposhten 1-0 ne fushen e Lacit.

Te merkuren Disiplinori kishte vendosur ta pezullonte me tete ndeshje Bizhdilin dhe e gjobiti me 500 mije leke te reja per sjelljen jo korrekte ndaj zyrtarit te ndeshjes tentativa per te goditur gjyqtarin Ermion Sino me tavlle duhani nga tribuna e stadiumit. Ndeshkimet e dhena nga KD-ja jane cilesuar si minimale nderkohe qe rregullorja i jep te drejte federates qe te apeloje masat e marra ose te kerkoje rishqyrtim te ceshtjes.

Kjo edhe per faktin se ky institucion zoteron pamjet filmike me te cilat pezullimi per njeshin e skuadres kavajase mund te jete edhe me i madh. Duke qene se zyrtaret e FSHF-se nuk arriten ti paraqisnin ne kohe materialet per kete ceshtje ne Apel ne mbledhjen e djeshme te ketij komisioni ceshtja Bizhdili nuk eshte trajtuar ata pritet qe ta kalojne sjelljen e drejtuesit kavajas serish ne Disipline.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›