Bylis nje pike dhe shume kontestime

Ne Ballsh skuadra e drejtuar nga Nikola Ilievski nuk ka mundur te marre me teper se barazimi 0-0 nderkohe qe ne fund te ndeshjes nuk kane munguar pretendimet e vendasve te cilet akuzojne xhaketat e zeza te drejtuar nga kryesori Artan Taullai per nje 11-metersh te paakorduar dhe nje gol te anuluar ne sekondat e fundit te ndeshjes.
Keto dy episode kane shkaktuar mjaft pakenaqesi te vendasit te cilet kane debatuar me gjyqtaret ne perfundim te 90-minuteshit. Madje jashte stadiumit Adush Muca u perfol se ne tunelin nga ku hyhet ne dhomat e zhveshjes nuk kane munguar konfrontimet fizike me njerin prej asistenteve pikerisht me ate qe e cilesoi te parregullt golin qe mund ti jepte Bylisit tri pike mjaft te rendesishme.
Megjithate keto zera u hodhen menjehere poshte nga sektori i garave ne FSHF. Ilir Shulku i cili drejton zyren per mbarevajtjen e kampionatit konfirmoi se ka pasur kontestime por situata nuk e kaloi cakun. Nuk e di se nga dolen zerat per goditjen e njerit prej asistenteve te gjyqtarit. Gjithsesi une mund te them se kam folur me arbitrat pasi ndeshja perfundoi dhe ata nuk ma thane dicka te tille. Me pohuan se ka pasur kontestime nga vendasit per nje ose dy episode megjithate pa e kaluar cakun - deklaroi Shulku.
Ndeshja e pare e javes se 12-te te kampionatit eshte luajtur pa pranine e tifozeve pas pezullimit me dy ndeshje nga Disiplinori per problemet ne sfiden e meparshme me Shkumbinin dhe ne nje terren mjaft te veshtire per shkak te reshjeve te shiut. Fusha e Ballshit ishte ne nje gjendje te renduar duke mos i lejuar dy skuadrat qe te shfaqin lojen e tyre me te mire. Gjithsesi kjo nuk e ka ndaluar Bylisin por edhe Vllaznine qe te kerkojne fitoren. Mallakastriotet kane qene disa here prane golit por pa mundur qe ta dergojne topin ne rrjete. Kjo edhe per merite te portierit Armir Grima i cili ka debutuar ne skuadren shkodrane ne kete kampionat pas demtimit te gardianit titullar malazezit Vujadinovic. 36-vjecari ka qene vendimtar ne tri raste dhe me nderhyrjet e tij nuk ka lejuar avantazhin e vendasve duke i dhene siguri te besuarve te Mirel Joses.
Tekniku tiranas duket se ka gjetur kuren per Vllaznine e cila ka gjetur ekuilibra ne lojen e saj dhe vazhdon te grumbulloje pike. Formen e mire te tyre e konfirmon barazimi i se premtes qe erdhi pas dy fitoreve me Elbasanin dhe Tiranen. Shkodranet qendrojne ne vendin e 4-t ne tabelen e klasifikimit ndersa ngjiten ne kuoten e 18 pikeve 4 me pak se Skenderbeu i vendit te trete. Me kete barazim kuqeblute vazhdojne ecurine pozitive me tre ndeshje pa pesuar humbje. Ne anen tjeter Bylis ka bere nje hap fals pasi me cdo jave qe kalon gara per mbijetese behet me e forte. Me piken e marre gjate dites se djeshme ballshiotet qendrojne ne zonen e ftohte te tabeles. Edhe pse kapin Kastriotin ne kuoten e 11 pikeve ata mbeten ne vendin e 10-te qe ndryshe perkthehet si zona play-out.