E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede Me vjen keq per Elbasanin jam tirons

Nevil Dede kerkon fitoren e trete ne krye te Tiranes. Ne sfiden e javes se 12-te ai do te kete perballe skuadren e Elbasanit me te cilen ka luajtur me pare si futbollist dhe ka fituar nje titull kampion. Per numrin nje te stolit kryeqytetas verdheblute se meritojne pozicionin ne fund te tabeles megjithate ai dhe Tirana nuk kane zgjidhje tjeter pervec fitores. Nje rezultat negativ do ta fuste skuadren ne krize. Me vjen keq qe Elbasani ndodhet ne kete situate problematike. Por me shume me vjen keq per veten sepse detyra jone ne kete ndeshje eshte qe te futemi ne fushe e te fitojme. U kam kerkuar lojtareve qe te zbresin ne fushe te qete pa mbartur me vete presionin e takimit te kaluar. Ndeshja me Vllaznine mbaroi. Kemi folur per kete dhe e kemi lene pas. Une nuk kam ngarkuar asnje futbollist me pergjegjesi. Dua qe ata te zbresin ne fushe e te tregojne karakterin ka pohuar Dede.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›