E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, 6 mijë euro për darkë me Liri Berishën

Share

Presidentja e Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha, ka organizuar dje një ballo ku janë ftuar qindra biznesmenë shqiptarë për të kontribuar për fondacionin e saj. Bileta për një biznes ka qenë 6 mijë euro si kontribut, dhe në të përfshihej një festë çift. Në një tavolinë ka pasur 5 çifte të vendosura, dhe po të llogarisësh që në sallë ishin 22 tavolina, mund të llogaritet se ajo ka grumbulluar rreth 600 mijë euro vetëm nga të ftuarit.

Ndërkohë për të ftuarit kishte dhe surpriza të tjera. Ata janë përfshirë në garë kush të blejë më shtrenjtë pikturat e ofruara nga Fondacioni. Kështu, një pikturë e Alush Shimës shkoi nga 1.000 në 15 mijë euro. Ankandi nxori sipas burimeve të brendshme 368 mijë euro, që po ti shtosh shumën e prenotimeve, shkon rreth 1 milionë euro.

Në sallë kishte biznesmenë të njohur afër qeverisë, por dhe biznese të mëdha, të cilat siç është bërë traditë, kujtohen se mos harrojnë për ftesën nga Drejtoria e Tatimeve. Binin në sy mes të ftuarve të shumtë biznesmenë të njohur si Zamir Mane, Sali Lusha, Agim Zeqo, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›