Bizneset Kemi pezulluar investimet presim rezultatet

Bizneset shqiptare vazhdojnë të mbeten shumë të lidhura me zhvillimet politike në vend dhe kjo e bën më të ndjeshme ekonominë në çdo periudhë parazgjedhore. Përfaqësuesit e biznesit tregojnë se sipërmarrësit nuk po investojnë dhe po mbajnë në sirtar disa variante zhvillimi, ndër të cilët është edhe transferimi i investimeve jashtë vendit.
Frenojnë investimet e planifikojnë disa variante pune për muajt e ardhshëm. Këtë bëjnë bizneset shqiptare në çdo periudhë parazgjedhore. Vetë sipërmarrësit e pranojnë ndjeshmërinë e lartë që kanë ndaj zhvillimeve politike.
Ndërsa janë stepur para zgjedhjeve, punwn e muajve të ardhshëm pritet ta përcaktojnë taksat.
Edhe vetë periudha kur zhvillohen zgjedhjet nuk është më e përshtatshmja.
Zgjedhjet nuk janë të pafavorshme për të gjithë. Më aktivët janë partnerët e punëve publike.