E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli Berisha ka rene!

Inxh. Arben Mecaj

Duke lexuar rezultatet e Raportit e Përvitshëm  Vende në Tranzicion të Organizatës së njohur  FREDOM HOUSE  natyrshëm të lind nxitja e brendshme të ndash opinionin tënd me  një auditor më të gjerë lexuesish. Kam kohë që kam dashur ti ndaj, ti debatoj, ti konsumoj mendimet e mija me një lexues apo auditor  të gjerë. Momenti më ofron këtë shans.

Nga gjithë Raporti, nuk ka si të mos  shkëpus dhe ofroj për debat  tabelën e ecurisë së demokracisë në Shqipëri  për  periudhën  2005-2013. Tabelë e cila ofron një pamje matematike të zhvillimit demokratik shqiptar për dy legjislatura  Berishiane.

Ndoshta terminologjia Berishiane ngacmon emocione të palëve, por gjykoj se në lexim të këtij materiali, gjithkush kësaj periudhe nuk mund ti japë emër tjetër përveçse Periudha Berishiane.

U përpoqa që këtë tabelë ta ofroj në mënyre grafike si  ekspoze vizuale lehtësisht e perceptueshme për këdo që matematika, numrat, premtimet  i janë bërë alergji.

mece1mece2mece3

Demokracia!

Kujtoj vitet 90. Asgjë nuk dija për Të. Isha naiv, kisha lexuar e dëgjuar, e masja Atë me imazhet e ekraneve televizive.

Isha i  ri, me një status shoqëror të admiruar, të privilegjuar ,pedagog në universitet, pedagog në vitet 90 dhe jo Pedagog  sot. Shkurt isha produkt e pjellë e sistemit.

Por shihja se mjaft gjëra nuk shkonin me Sistemin. Ekonomia në faliment, administrata në degradim Makiazhi propagandistik në kulm etj. etj.

Dhe  Vendosa: Sistemi kishte degraduar, ai  ishte bërë regresiv . Ai duhej ndryshuar!

Problemi nuk ishin thjesht njerëzit në qeverisje. Ata, në sjellje dhe qëndrim ishin thjesht produkt i Sistemit. Ata mund ti ndryshoje, por pjellat e reja do të ishin Klonim i tyre sepse inkubatori SISTEM nuk mund të prodhonte asgjë më mirë, asgjë më progresive, por vetëm  produktin e vet, Vetveten.

Ishte e vështire të bindje njerëzit  e tu argumentoje se duhej Ndryshim, se ndryshimi duhej në themel. Ishte e vështirë, por përtej vullnetit të tyre u ngritëm dhe e përmbysëm me ndërgjegje atë Sistem, të bindur se koha e progresi e kërkonte, se po realizonim atë mision, që koha vërtetoi se ishte akti që i duhej Shqipërisë.

Hodhëm bazat e Rendit, Sistemit të ri, një rend i cili natyrisht solli progresin, zhvillimin, prosperitetin  si produkt i pa shmangshëm  i energjive të brendshme dhe potenciale që ai mbart .

Po ç farë kërkuam  në 90

Pluralizëm funksional  dhe  Ekonomi  të Lirë tregu.

Kërkuam shtet ku liria dhe e drejta të garantohej dhe mbrohej  për të gjithë në barazi dhe drejtësi. Kërkuam  një qeverisje Administratore.

Kërkuam  llogaridhënie.  Kërkuam Transparencë. Kërkuam  thjesht një model shteti  perëndimor.

Jam krenar për atë që kontribuova sado pak në vitin Historik 1990.

Po Sot!

Shoh Raportin mbi treguesit e Demokracisë , Analizoj situatën  dhe   Ulëras. Perse? Kjo ishte ajo që kërkuam  në 90?! Viti 2005 shënoi një rrënim  alarmant  të demokracisë se Re Shqiptare. Një shtet jashtë shinave funksionale, gati jo ekzistent. Një korrupsion kapilar marramendës.

Sot  treguesit e Demokracisë më poshtë se në vitin 2005, e Tmerrshme.

Gjithkush me militantizëm mund të mbajë qëndrime  pro dhe kundër, por askush nuk mund të mos hapë sytë , të përfshihet në meditimin e tij koshient, dhe të mos  gjykojë, se në sjelljen qëndrimin vendimin e tij varet e sotmja e nesërmja  e ardhmja e tij,e fëmijëve te tij, e vendit të tij.

Duke analizuar Raportin

Paraqita rezultatin final të Raportit  saktësisht  Rezultatin e Demokracisë në mënyre grafike për të kuptuar dinamikën e demokracisë në Shqipëri në nënte vitet e fundit.

Në këtë Grafik, por dhe në një analizë të trashë të zhvillimeve  të shtetit shqiptar në periudhën 2005-2013, nuk është e vështire të dallosh  tre faza zhvillimi. Faza me tipare të dallueshme qoftë për politika qeveritare ashtu dhe produkte nga këto politika.

Viti 2005-2006  me një ngritje të dukshme të treguesve të demokracisë

Në këtë fazë shteti shqiptar ballafaqohet me efektet e para të tranzitimit të pushtetit, të masave të para për të ndërprerë  rënien e shtetit në fund vitet  e qeverisjes socialiste, por dhe të efekteve  të modelit liberal ekonomik të qeverisë socialiste.

Në këtë moment  modeli i Ri ekonomik konsiston në centralizimin e Politikës së menaxhimit të Taksave , rritje të kontrollit doganor , dhe një rritje të dukshme të të ardhurave Tatimore ( përgjithësisht në dogana ).

Kjo politikë konsiston kryesisht në  riformatimin  e strukturave qeveritare , identifikimin dhe neutralizimin e  proceseve dhe sipërmarrjeve korruptive të qeverisjes socialiste, si dhe goditjen e Grupeve  të krimit të Organizuar prej kohësh objekt i raporteve ndërkombëtare mbi krimin në Shqipëri.

Ndërkohë miratohen një sërë ligjesh me përmbajtje të thellë korrektuese dhe shtet-formuese, ligje të cilat formatojnë një imazh progresiv të qeverisjes së re demokratike.

Në këtë fazë duhet të theksojmë se qeverisja e re demokratike ofron optimizmin e ndryshimit dhe progresit.

Kjo është faza e arritjeve reale dhe progresive të qeverisjes Berisha. Rezultatet e kësaj periudhe kohore u shfaqën propaganduan me të drejtë si arritje të Modelit Demokrat.

Këto rezultate mbeten të arkivuara në faqet  e përditshme të aparatit marramendës propagandistik duke u përsëritur periodikisht në çdo dalje apo eveniment elektoral apo politik.

Ndërkohw fillon programimi i okupimit  në mënyrë të padukshme të  Boshllëkut të krijuar nga  Neutralizimi i Krimit të Organizuar

Vitet 2006-2009. Qeverisja demokratike bie në stanjacion.

Ky  trevjeçar ekspozon se forca  lëvizëse e qeverisë, potenciali i saj progresist dhe zhvillues gati kanë shteruar.  Ajo thjesht korr rezultatet e  kapërcimit  të madh të vitit 2006, pse jo dhe një bazë ekonomike të para viteve 2004, por më tej treguesit paraqesin thjesht STANACION me rritje natyrale.

Modeli ekonomik  nuk njeh kapërcime apo zhvillime progresive. Ai thjesht karikohet me iniciativa bombastike mbi Zhvillime Strategjike që në thelb synojnë të prodhojnë Klasën e Re të kapitalistëve Demokratë, apo hapat e p

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›