SHBA protestaTe pushtojme Okland arrestohen 200 persona
Të indinjuarit e Wall Street vijojnë me protestat e tyre në mbarë Shtetet e Bashkuara. Forcat policore në Oakland të Kalifornisë arrestuan 200 persona, të cilet u përpoqën të hynin në një ndërtesë të zbrazët.
Përplasjet filluan një ditë më parë, kur aktivistët i vunë zjarrin një flamuri amerikan para Bashkisë së qytetit, para se të hynin në një ndërtesë historike dhe të dëmtonin objektet e artit në të.
Protestuesit më pas marshuan drejt një qendre konferencash me qëllim që ta shndërronin në një qendër sociale dhe rrëzuan gardhin përreth.
Autoritetet policore bënë me dije se protestuesit qëlluan me gurë, shishe dhe objekte të tjera oficerët e policisë, të cilet u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Si pasojë e përleshjeve tre policë dhe një prej protestuesve kanë mbetur të plagosur.
Gjatë një konference për shtyp, Kryetarja e Bashkisë Jean Quan u bëri thirrje protestuesve që të mos përdorin Oaklandin si park lojrash. Ajo fajësoi për shkatërrimin një grup të veçantë të dhunshëm që operon brenda lëvizjes Occupy Oakland. Protestat prej muajsh kanë vazhduar në mbarë vendin. Me herët të indinjuarit kanë protestuar para shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan .