Bizneset dhurojnë ilaçe për fëmijët e onko-hematologjisë në QSUT
Tiranë, 15 dhjetor, NOA â Banka greke e nivelit të dytë, Emporiki Bank si dhe Praktiker, kanë dhuruar një shumë prej 500 mijë lekësh të reja për blerjen e medikamenteve dhe një sërë pajisjesh të domosdoshme për pavijonin e onko-hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare âNënë Terezaâ. Por, duke qenë se jemi në vigjilje të Krishtilindjes dhe Vitit të Ri këtij pavijoni të fëmijëve iu shpërndanë edhe dhurata.
Gjatë dhurimit të ndihmave, që u vijnë në ndihmë fëmijëve me sëmundjet nga më të rëndat, ishte i pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili si dhe drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku.
Gjatë fjalës së tij, ministri Vasili e ka vlerësuar këtë akt human shumë domethënës, ndërsa ka kërkuar mbështetje edhe nga biznese të tjera.
âMiqtë të cilët bënë të mundur këtë donacion doja tâi falënderoja, pasi mesazhi i tyre shkon përtej madhësisë së ndihmës, sepse japin mesazhin e madh, që fytyra njerëzore e biznesit shqiptar afrohet me ato që janë pika më delikate dhe më të dhimbshme siç janë shëndetësia dhe ato pavijone që përballen me vështirësi. Një prej tyre është onko-hemtaloligjia, ku vërtet behet një mrekulli e përditshme për të përballuar rastetâ.
Shefja e pavijonit të onko-hematologjisë, Anila Godo përveç mbështetjes që kërkoi nga biznesi dhe investitorët e tjerë, kërkoi edhe mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT, duke pasur parasysh problematikat e pavijonit që drejton.
âUnë falenderoj edhe në emër të pacientëve të mi, Praktiker dhe Bankën Emporiki të cilët na bënë të mundur të hapim sezonin e festave në pavionin tonë. Donacioni i bërë nga këto dy biznese ka bërë të mundur blerjen e disa medikamenteve për disa familje të cilët trajtojnë fëmijët në pavijonin tonë, duke theksuar idenë se vitin e ardhshëm autoritetet do të jenë edhe më të angazhuar për zgjidhjen e problemeve të kaluara në këtë pavionâ, pohoi zonja Godo.
mit/NOA