Bizneset duhet të lëshojnë fatura elektronike
Më hyrjen e vitit 2021 bizneset duhet të lëshojnë fatura në mënyrë elektorinike përmes një softëari dhe jo me letër apo kasë fiskale. Shkëmbimi i faturave elektonike do të bëhet midis biznesit dhe enteve publike. Alviola Larti, specialiste në drejtorinë e shërbimit të tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë shprehet se janë zhvilluar trajnime me entet publike si dhe me subjekte private për proçesin e fiskalizimit. Sipas Lartit bizneset të cilat nuk kanë të instaluar softëerin e ri mund të përdorin portalin Self Care i cili do të jetë në shërbim të bizneseve për një periudhë tranzitore.
Faturat elektronike do të regjistrojnë në kohë reale të gjitha transaksionet dhe kryqëzimi i të dhënave do të ndihmojë administratën në luftën kundër informalitetit.