Paketa fiskale 2021, lehtësi për bizneset

Paketa fiskale e Bashkisë së Korçës për vitin 2021 ka pësuar disa ndryshime, pjesa më e madhe e të cilave janë me karakter lehtësues, nga të cilat përfitojnë kategori të ndryshme. Bizneset e vogla, duke filluar nga janari i këtij viti e deri në vitin 2029, nuk do të paguajnë tatimin e thjeshtuar të fitimit. Janë 836 subjekte në Bashkinë e Korçës, që përfitojnë nga heqja e kësaj takse.
Paketa fiskale e vitit 2021, parashikon gjithashtu një tjetër lehtësim të barës fiskale për disa subjekte, për zënien e hapësirës publike, kryesisht baret dhe restorantet.
Këto dy lehtësime, e para e ndërmarrë nga qeveria, për të lehtësuar biznesin e vogël dhe e dyta një nismë e bashkisë për të ndihmuar baret dhe restorantet si ndër bizneset më të prekura gjatë pandemisë, do të ndikojnë ndjeshëm në buxhetin vjetor të Bashkisë së Korçës.