E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bizneset e përqendruara në Tiranë, ekspertët: Për 2030-ën kërkohet shpërndarje më proporcionale

Profili i bizneseve shqiptare ndikohet si nga përqendrimi në Tiranë, ashtu edhe nga prania e pakët e grave në drejtim. Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, i tha televizionit publik se panorama aktuale jep këta faktorë.

“Brendësia e strukturës ekonomike ka dhe diferenca të mëdha apo asimetri rajonale dhe 66% e aktiviteteve janë vetëm në zonën përreth Tiranës, dhe natyrisht dhe pabarazi gjinore”, u shpreh Gjokutaj.

Sipas ekspertit, kjo natyrë e biznesit duhet të zbutet, si në funksion të vetë ndërmarrjeve, ashtu edhe të nxitjes së treguesve, por sidomos informalitetit.

“Dhe pse në teori kemi barazi pagash midis burrave dhe grave, kemi disa sektor që janë të pa formalizuar të cilët nuk hyjnë në këto statistika që kanë të bëjnë më bujqësinë dhe aty është diferenca  më e madhe se si gratë ndjehen më të diskriminuara në aspektin e të ardhura por dhe në aspektin e ngarkesës së punës”, tha eksperti.

Nga ana tjetër, përkundër një agjende globale 2030 me pjesëmarrjen edhe të asaj evropiane për anëtarësim, sipas Gjokutaj, Shqipëria duhet të përqendrohet në shpërndarjen proporcionale të  buxheteve.

“Sektori i bujqësisë, i mjedisit, i transportit, i energjisë kanë kosto më të lartë dhe natyrisht që duhet të alokohen edhe burimet që tani në mënyrë që të vijnë në mënyrë graduale”, tha ai.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›