Kurti takim me liderët e partive politike – Diskutime mbi arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 vende në Kuvend mban pasditen e sotme një takim krerët e partive parlamentare, ftesë që është pranuar nga përfaqësuesit e partive politike.
Ftesa erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, e cila la një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Kurti tha një ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se konstituimi i Kuvendit është detyrim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Kuvendi Kosovës të premten shtyu seancë e 38-të, për ta vazhduar atë të diel, pas takimit të Kurtit me krerët e partive politike.
Organi ligjvënës prej 15 prillit ka dështuar të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, pasi partitë opozitare refuzojnë Albulena Haxhiun, kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për krye parlamentare. Kjo e fundit tha një ditë më parë se është e gatshme të tërhiqet, nëse me votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme për të drejtuar Kuvendin.
/rtsh.al/