E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset ne rrezik

Vonesat ne pagesen dhe arketimin e borxheve ne Kosove po ndikojne seriozisht ne mbijetesen e bizneseve. Telashe me borxhet bizneseve po iu vijne sidomos nga sektori publik po edhe nga ai privat. Ne shumicen e rasteve nevojiten 4 muaj kohe qofte nga sektori publik apo ai privat qe te kryhet nje pagese.

Sipas hulumtimit te Odes Ekonomike Amerikane Vonesa ne pagesa dhe arketimi i borxheve ne Kosove kjo situate po krijon boshllek financiar dhe rrjedhe jonormale financiare te bizneset kosovare.

Ne kete raport qe e posedon Expressi thuhet se fenomeni i borxheve po ndikon seriozisht ne afarizmin e bizneseve posacerisht atyre te vogla dhe te mesme. Ne mungese te parave te gatshme bizneset po detyrohen te gjejne care te huat bankare te shtrenjta te cilat ne fakt duhet te perdoren per investime.

Shumica e borxhlinjve sipas ketij hulumtimi pagesat i kryejne vetem pas kater muajve duke krijuar keshtu boshllek dhe rrjedhe jonormale financiare te bizneset.

Fakti qe 12.38 per qind e borxhlinjve presin 4 muaj ose me shume per te kryer pagesen eshte i papranueshem duke pasur parasysh qe sektori publik duhet te siguroje se ka fonde para tenderimit thuhet ne kete hulumtim.

Ne hulumtim jane perfshire 61 biznese lokale dhe te huaja prej te cilave dy te tretat me qarkullim vjetor mbi 1 milion euro.

Arian Zeka analist i ketij hulumtimi thote se sipas statistikave 1150 biznese jane mbyllur ne Kosove vetem ne vitin 2009.

Sipas kalkulimeve i bie qe 300 deri 500 persona kane mbetur te papune thote ai.
Nga rezultati me te anketuarit po ashtu del se perqindja e plote e klienteve qe i paguajne faturat brenda 30 diteve eshte 56.7 per qind qe pastaj pason me 34.09 te klienteve te sektorit publik qe paguajne faturat e tyre brenda 31-45 diteve dhe 19.78 per qind qe i paguajne faturat brenda 60 diteve deri ne 4 muaj.

Nderkohe gjate kesaj kohe bizneset duhet te huazojne apo te perdorin financim te brendshem qe paraqet nje kercenim per mbijetesen e biznesit. Per me teper analizat ne BE tregojne se borxhet pas kater muajve jane te veshtira per tu arketuar.

Sipas hulumtimit arsyet me te shpeshta te dhena per vonesen e pagesave nga sektori publik jane arsyet administrative. Ketu hyjne nenshkrimet autoriteti per aprovim mungesa e stafit apo stafi i zene. Nderkaq mungesa e fondeve dhe dokumentet e humbura ose mungesa e dates se fatures jane radhitur si arsye e dyte.

Arsyeja tjeter eshte kryerja e favoreve ose korrupsionit dhe performanca e dobet si dhe kontestet ne lidhje me liferimin tregon raporti.

Pothuajse njejte jane rezultatet edhe per sektorin privat. Rezultatet e hulumtimit tregojne se 6.44 per qind e klienteve nga sektori privat i vonojne pagesat me shume se 4 muaj. Arsyer per kete edhe ketu jane mungesa e fondeve arsyet administrative dokumentet e humbura ose mungesa e dates se fatures dhe ne fund kerkimi i favoreve apo korrupsioni.

Gjithashtu hulumtimi i quan borxhe te keqija te gjitha ato pagesa qe jane vonuar me shume se kater muaj. Kjo sepse gjate kesaj periudhe bizneset zakonisht fillojne te vene ne dyshim pranimin e pageses.

Megjithate ajo cka eshte me alarmuese eshte se numri i kompanive qe vendosin ti parashtrojne rastet e borxheve te keqija ne gjykate eshte vetem 25 per qind. Kjo tregon se shumica e rasteve te borxheve te keqija nuk vazhdojne tutje dhe si rrjedhim atyre iu shkaktohet humbje.

Arsyeja kryesore e dhene nga te anketuarit eshte se sistemi gjyqesor eshte joefikas e qe pastaj pason me arsyen se edhe nese do te funksiononte sistemi i permbarimit borxhliu nuk do te kishte para per te paguar konstatohet ne raport.

Nderkaq per dalje nga kjo situate rekomandohet qe Kosova ne kete fushe te zbatoje praktikat e BE-se duke perfshire ketu norma me te larta te kamates ligjore dhe pershpejtimin e procedurave gjyqesore. Me tej ne kete hulumtim kerkohet qe sektori publik te marre udheheqjen ne kete drejtim duke ndryshuar kontratat e prokurimit dhe duke i paguar bizneset me kohe me qellim te permiresimit te rrjedhes se parase se bizneseve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›