E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mushkolaj Haga te kete respekt per Haradinajn

E plotesuar Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Zonen Operative te Dukagjinit shprehin indinjaten dhe papajtueshmerine me refuzimin nga Gjykata Nderkombetare e Hages te kerkeses se ekipit mbrojtes te Ramush Haradinaj per mbrojtje ne liri deri ne fillim te procesit gjyqesor.

Shoqatat e luftes se UCK-se nga Dukagjini vleresojne se ky refuzim vetem e pershkallezon pakenaqesine e thelle ne mesin bashkeluftetareve te z. Haradinaj ne mesin e familjeve te atyre qe dhane me te dashurit e tyre per liri ne mesin e veteraneve invalideve te luftes dhe mbare popullit te Kosoves. Ky vendim irritues dhe i padrejte i Gjykates se Hages pason vendimin krejtesisht te padrejte te dates 21 korrik te ketij viti kur z. Haradinaj u ndalua per here te dyte ne kete tribunal edhe pse ne prill te vitit 2008 ishte shpallur krejtesisht i pafajshem dhe nga po e njejta gjykate ishte liruar nga te gjitha akuzat.

Veteranet dhe invalidet e luftes familjet e deshmoreve dhe mbare populli i Kosoves e kemi tashme te lekundur besimin ne drejtesine nderkombetare dhe ne Tribunalin e Hages. Kemi te drejte te vleresojme se ne Rastin Haradinaj po jepen shenja te qarta se ne vend te drejtesise aty po behet politike e pazarlleqe ne kurriz te luftes se paster clirimtare te Kosoves dhe te asaj qe denjesisht njerezisht dhe guximshem e kishte perfaqesuar dhe perfaqeson edhe sot z. Haradinaj me bashkeluftetare thuhet mes tjerash ne komunikaten e leshuar nga shoqatat e UCK-se per rajonin e Dukagjinit.

Shoqatat e luftes i bejne thirrje te gjithe protagonisteve qe ta bejne punen e tyre konform drejtesise qe te permbyllet sa me shpejte dhe drejt Rasti Haradinaj.

Percjellim edhe nje here bindjen tone qe z. Haradinaj ka bere lufte te drejte dhe te paster per liri konform ligjit nderkombetar. Per kete jemi deshmitare ne bashkeluftetaret e tij invalidet e luftes familjet e mijera deshmoreve martireve dhe viktimave qe regjimi i Beogradit i shkaktoi ne Kosove. Eshte deshmitar populli i Kosoves thuhet ne komunikaten e nenshkruar nga kolonel Abdyl Mushkolaj kryetar i Shoqates se Veteraneve te Luftes se UCK-se per Dukagjin.

Kunder indiferences

Nga Valmir Klaiqi

Udheheqesit e Aleances per Ardhmerine e Kosoves kritikuan te henen Kryeministrin Presidentin dhe Kryepalamentarin per mosgatishmeri qe te ofrojne garanci per lirimin me kusht te liderit te AAKse Ramush Haradinaj.
Nenkryetari Ahmet Isufi tha ne nje konference per media se lideret institucionale te Kosoves jane sjelle indiferente ndaj rastit te Ramush Haradinajt ne Hage.
Ne kemi qene kritike ndaj sjelljes se institucioneve te vendit duke u nisur nga Presidenti i cili asnje fjale nuk e ka thene deri me tani. Po ashtu edhe Kryeministri Kryeparlamentari dhe institucionet e tjera relevante ne Kosove nuk e kane nenshkruar asnje dokument qe se paku shpreh perkrahje per EULEXin ne dhenien e garancive per mbrojtjen ne liri te zotit Haradinaj. As kete se kane bere e mos te flasim per sjelljen e tyre indiferente ka thene Isufi.
Sipas tij mbrojtja e ish-Kryeministrit Haradinaj eshte ceshtje kapitale per vendin sepse sic tha ai Haradinaj nuk ndodhet ne Hage per ceshtje politike por per angazhimin e tij permanent per lirine e Kosoves.
Ndaj deklaratave te Isufit kane reaguar perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves sipas te cileve mbeshtetja dhe gatishmeria per garanci per mbrojtjen ne liri te Haradinajt ka qene e ofruar nga institucionet shteterore.
Zedhenesi i Qeverise Memli Krasniqi thote se Ahmet Isufi duhet te flase me Nenkryetarin e Pare te AAKse Blerim Shalen dhe te vertetohet se cfare ka bere Kryeministri Thaci per Ramush Haradinajn ne diten kur eshte kthyer ne rigjykim ne Hage.
Kryeministri dhe Qeveria kane qene te paret qe ne diten e ndalimit te zotit Haradinaj kane reaguar ndaj kesaj ndalese dhe kane ofruar mbeshtetjen e plote te gjithanshme te Qeverise per sa i perket mbrojtjes se tij dhe lirimit te tij me kusht. Dua te theksoj po ashtu se Kryeministri personalisht e ka kontaktuar me telefon Nenkryetarin e Pare te AAKse Blerim Shalen te cilit ia ka shprehur gatishmerine e tij personale dhe te Qeverise qe ti ofroje gjithcka qe eshte e nevojshme per procesin e zotit Haradinaj tha Krasniqi.
Ai shtoi se asnjehere AAK nuk ka kerkuar nga Qeveria ndonje perkrahje apo ndihme ne kete rast.
Edhe Xhavit Beqiri zedhenes i Presidentit Fatmir Sejdiu ka deklaruar se kreu i shtetit disa here ne intervista dhe ne deklarata publike ka folur ne mbeshtetje te Kryetarit te AAKse si dhe ka ofruar te gjitha gatishmerite e nevojshme qe ne emer te institucioneve te jape garancite e nevojshme.
Meqenese nga Gjykata e Hages nuk eshte kerkuar dicka me shkrim qe te kete garanci ska mundur te behet. Por gatishmeria per garanci nuk ka munguar asnjehere ka thene Beqiri.
Keshilltari politik i Haradinajt Besnik Tahiri ka konfirmuar te henen se me 23 shtator ne Hage do te mbahet nje seance statutore rreth agjendes se kur do te filloje procesi gjyqesor per Haradinajn.
Ne kemi kerkuar dhe kerkojme qe ky proces te filloje sa me shpejt dhe qe kryetari Haradinaj te kthehet sa me shpejt ne Kosove tha Tahiri.

Citat

Kryeministri ka kontaktuar me telefon Nenkryetarin Blerim Shala dhe i ka shprehur gatishmerine e tij e te Qeverise qe ti ofroje gjithcka qe eshte e nevojshme per procesin e Z. Haradinaj.

Memli Krasniqi Zedhenes i Qeverise

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›