Erdogan do te loboje per njohje te reja

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka zhvilluar mbreme nje bisede telefonike me kryeministrin e Republikes se Turqise Recep Tayyip Erdogan.
Me kete rast kryeministri Thaci e ka uruar homologun e tij turk per suksesin e arritur ne referendumin kushtetues ne Turqi.
Kryeministri Thaci e ka vleresuar suksesin e referendumit ne Turqi si nje arritje te re ne zhvillimin dhe avancimin e proceseve demokratike te Turqise dhe ne afrimin e metejme te ketij vendi me Bashkimin Evropian. Gjate bisedes se zhvilluar kryeministri Hashim Thaci ka falenderuar kryeministrin Erdogan per mbeshtetjen qe Republika e Turqise i ka dhene Kosoves gjate procesit te miratimit te rezolutes nga ana e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara me te cilen u legjitimua shtetesia e Kosoves thuhet ne nje njoftim te Zyres se Kryeministrit.
Ndersa Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka shprehur gatishmerine e vazhdueshme te Turqise per te mbeshtetur Republiken e Kosoves ne lobimin per njohje te reja.
Te dy kryeministrat jane angazhuar per thellimin e marredhenieve bilaterale ne te gjitha sferat ne interes te te dyja vendeve dhe dy popujve. Gjate bisedes kryeministri Erdogan konfirmoi se se shpejti me ftesen e homologut te tij kryeministrit Thaci do te vizitoje Republiken e Kosoves.