Bizneset nuk i njohin koshët, mbeturinat i braktisin pranë tyre (FOTO)
Tiranë- Të tjera fotografi që denoncojnë ndotjen në rrugët e kryeqytetit dhe abuzimin me hedhjen e qeseve të mbeturinave kudo ka mbërritur në adresën e Gazetës IDEA, info@gazetaidea.com.
Sot, një denoncues na ka sjellë disa fotografi që tregojnë hedhjen, apo më saktë lënien në mënyrë të papërgjegjshme të qeseve me mbeturina, nëpër cepa rrugësh.
Këto foto janë fiksuar në “Rrugën e Barrikadave në Tiranë, në disa zona të ndryshme të saj.
Denoncuesja e ditës së sotme thekson për IDEA-n se në anë të trotuarit janë disa biznese që i lënë mbeturinat pas mbylljes së dyqanit dhe përtojnë ti hedhin në kazanët që janë përballë kësaj rruge.
Bizneset nuk i njohin kazanët, mbeturinat i braktisin pranë tyre
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3