Reagon Milani: El Shaarawy qëndron, futbollisti nuk është në shitje
Milani ka përsëritur besimin e tij në Stephan El Shaarawy-n dhe e ka nxjerrë atë jashtë tregut. Me besimin në këtë lojtar u mbyll edhe takimi që zgjati rreth një orë e gjysmë mes Adriano Galliani-t dhe vetë El Shaarawy-t.
Siç e dini klubi rossoner ka siguruar se Milan e do ta mbajë atë dhe nga ana tjetër vetë lojtari ka konfirmuar dëshirën për të mos ndryshuar ekip.
Kjo është deklarata: “Ishte një takim mes Adriano Galliani-t, Stephan El Shaarawy-t dhe shoqëruesit të kampionit tonë të ri. Dhe gjithçka shkoi mirë. Stephan ka qenë gjithmonë një tifoz i AC Milan, ka përsëritur vendosmërinë e tij për të vazhduar duke luajtur me rossonerët. Reciproke nga Milani, me bindje dhe besim. Milan dhe El Shaarawy përpara së bashku, si nga qershori 2011. Nuk ka treg, nuk ka zëra, ka kombinime”.