E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset paraqesin per partite draftin me propozimet e tyre

Bizneset e dhomës së Tregtisë në Tiranë kanë paraqitur një draft me propozime për forcat politike. Drafti përmban disa kërkesa në adresë të politikëbërësve për mandatin e ardhshëm të qeverisjes si: përfshirja e bizneseve në programet elektorale, shlyerja e detyrimeve të qeverisë ndaj sipërmarrjes private, rimbursimi i TVSH-se dhe i akcizave. Po ashtu bizneset kërkojnë: heqjen e barrierave që pengojnë promovimin e produkteve Made in Albania për eksport, TVSH jo më e lartë se 10% për shërbimet turistike, përjashtimi nga TVSH-ja për abonetë e biletat, heqja e akcizës për karburantin si dhe hapjen e bankës së investimeve ëpr kreditmin e bizneseve. Ndër të tjera, bizneset kanë kërkuar heqjen e TVSh-së për lëndët e parë për prodhimin e plasmasit dhe produketeve të tjera që janë në shërbim të sektorit bujqësor .
Bizneset e dhomës së Tregtisë kanë kërkuar që propozimet e tyre të konsiderohen në programet zgjedhore të partive politike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›