Shpenzimet e institucioneve publike per blerjet e vogla
Të gjitha institucionet publike që nga fillimi i shkurtit i kryejnë blerjet e vogla në mënyrë elektronike.
Me procedurat e reja këto institucione janë nën kontrollin e Agjencisë së Prokurimit Publik për mënyrën e shpenzimit të fondeve shtetërore.
Përmes platformës së prokurimit publik bizneset kanë mundësi të marrin pjesë në tender për tu ofruar shërbim këtyre institucioneve…Deri tani interesi i tyre ka qenë mjaft i lartë
Kjo kompani me pajisje kancelarie është një prej fitueseve të tenderimit.
Ajo furnizon me materiale kancelarie shumë prej institucioneve në të gjithë vendin
Shpesh herë institucionet publike i kanë keqpërdorur fondet për blerjet e vogle duke lënë hapësirë për abuzime.
Tashmë me procedurat online kjo bëhet e pamundur.
Blerjet e vogla janë të përcaktuara sipas ligjit deri në shumën e 400 mijë lekëve të reja pa TVSH.
Vendimi i qeverisë për kalimin në sistemin elektronik të këtyre transaksioneve ka hyrë në fuqi më datë 23 janar, kjo në kuadër të projektit “Shqipëria Dixhitale”.