Konventa e PS-se prezanton sot programin politik

Partia Socialiste nis pasditen e sotme Konventën Kombëtare, ku do të prezantojë programin politik me të cilin do të dalë para elektoratit për zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë Konventës dyditore, kryetarët e grupeve të punës për çdo pjesë të programit do të prezantojnë me detaje i gjithë projektin e socialistëve, për ekonominë, politikat fiskale, sistemin shëndetësor dhe atë arsimor etj.
Fjala kryesore do të jetë e kryetarit socialist Edi Rama, i cili do të bëjë një përmbledhje të të gjitha reformave që do të ndërmerren nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit.
Në këtë konventë, sipas informacioneve pritet të marrin pjesë rreth 1300 delegatë nga të gjitha degatët e partisë.