E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Edi Rama njeriu simbol i taksave të larta

11-11-2012 / Gazeta 55

Përfaqësuesit e PD konsultime me biznesin e vogël: Propaganda e PS për heqjen e taksave, bllof i radhës


Drejtuesit e biznesit të vogël e kanë quajtur thjesht dhe vetëm elektoral premtimin e radhës të zotit Rama për heqjen e taksave. Ata madje theksojnë se zoti Rama e kishte mundësinë të jepte vizionin e tij për taksat  për 11 vjet. Emri i Edi Ramës, sipas biznesit, është  i lidhur ngushtësisht me rritje taksash.  “Unë jam shumë i kënaqur me uljen e taksave, natyrisht çdo ulje është e mirëpritur. Sa i përket premtimit të Ramës, ai e kishte mundësinë, pse nuk i hoqi për 11 vjet. Për mendimin tim këto janë mashtrime”, u shpreh një nga biznesmenët, në konsultimet e përfaqësuesve vendor të PD me biznesin e vogël në kuadër të diskutimeve për sistemin e taksave. Ndërkohë ata kanë kërkuar më shumë angazhim për reduktimin e informalitetit dhe konkurrencës se pandershme. Eneida Guria, drejtoreshë e Bordit të Agjencisë për Investime dhe Zhvillim theksoi se bizneset janë koshiente që taksat të paktën këtë vit dhe marrëdhëniet me administratën e Bashkisë së Tiranës janë të kënaqshme dhe janë pothuajse përgjysmuar në krahasim me vitet e mëparshme. “Na vjen mirë që edhe bizneset, të cilët e ndjejnë nivelin e taksave drejtpërdrejtë, përtej teorive ekonomike, ndajnë po ashtu të njëjtin mendim me ne, që një taksë zero e para nuk ka sens dhe e dyta, nuk ka shtet që funksionon pa taksa fare. Ne do  vazhdojmë të bashkëbisedojmë me biznesin, do vazhdojmë t’i përcjellim pushtetit vendor, por edhe qendror, shqetësimet që ata kanë. Sepse jemi koshiente që ka nevojë për  përmirësime. Gjithmonë ka nevojë për t’i dhënë frymëmarrje biznesit dhe për këtë arsye na vjen mirë që nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës deri tani janë të mirëpritura”, u shpreh zonja Guria. Ndërsa Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9, Indrit Fortuzi, i ka cilësuar boshe premtimet e radhës që jep Edi Rama në lidhje me heqjen e taksës se biznesit të vogël. “E kanë kuptuar që premtimet e kryetarit të opozitës, janë premtime të cilat nuk janë mbajtur gjatë kohës që ai ka qenë në Bashkinë e Tiranës dhe janë premtime boshe. Më vjen mirë që banorët dhe bizneset janë koshiente për pagimin e një takse. Kuptohet që ka probleme në pika të ndryshme, por janë të kënaqur të paktën me punën dhe masat që po merren nga Bashkia e Tiranës”, tha ndër të tjera Fortuzi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›