Biznesi Forbes Shqiperia vendi i 64-t

Shqipëria është vendi i 64-t më i mirë në botë për të ngritur një biznes. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze ekonomike “Forbes” për shtetet që kanë lehtësirat më të mëdha në këtë aspekt, vendi unë renditet një pozicion më lart se 12 muaj më parë. Një ngjitje e vogël që nuk ka të bëjë aspak me përmirësimin e vendit tonë në këtë aspekt, por me rënien e dy shteteve që para një viti qendronin përpara nesh në këtë klasifikim.
Dy vendet që tashmë janë pas Shqipërisë janë Greqia dhe Tunizia. Kriza e thellë që ka goditur fqinjët tanë ka ndikuar në çdo aspekt të jetës dhe ekonomisë së helenëve, ndërsa ekonomia e shtetit afrikano-verior ende nuk e ka marrë veten nga revolucioni i janarit, i cili kulmoi me largimin e presidentit Ben Ali.
Për vendin tonë, “Forbes” vë në dukje rritjen prej 3.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por edhe atë të deficitit tregtar, i cili llogaritet në -11.9 %. Përkeqësim në dy aspekte mjaft të rëndësishme: në Shqipëri është më e vështirë të zhvillohet tregtia e lirë dhe ka një rritje të barrës fiskale për bizneset.
Kanadaja, e cila një vit më parë ishte e katërta, tashmë është e para në listë, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë Zelanda e Re dhe Hong Kongu. Rënie me nga një pozicion për SHBA-në (10) dhe Gjermaninë (21), ndërsa tre prej katër vendeve nordike (Danimarka, Suedia dhe Norvegjia) janë në dhjetëshen e parë. Asnjë ndryshim për Britaninë e Madhe (9), Francën (18), ndërsa Italia ka fituar një pozicion (36).
Ndrë vendet e rajonit, vetëm Serbia renditet pas Shqipërisë. Fqinjët veriorë të Kosovës janë të 93-t në botë, ndërsa Maqedonia (35), Kroacia (41) dhe Mali i Zi (53) janë përmirësuar, me kroatët dhe maqedonasit që janë dukshëm më mirë se 12 muaj më parë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia SHBA, ekonomia në një moment “ngurrues”
Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme. Azotiku, shteti humbi miliona euro
Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo. Bursat Europiane, vazhdon rënia
Rënia në Bursat Europiane vazhdon për të dytën ditë rradhazi, ndikuar edhe nga paqartësia e situatës rreth krizës greke. Heqja e TVSH-së për ushqimet
Partia Socialiste ka hedhur një hap tjetër duke i kthyer në projektligj, propozimet e anoncuara nga deputetja Mimi Kodheli një javë më parë për heqjen e TVSH-së për disa artikuj jetik për qytetarët shqiptarë.
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Më shumë se një vit pas vendosjes së kasave fiskale për të gjitha bizneset, punonjësit e tatimeve tregojnë se procesi po kthehet në një procedurë pa kuptim dhe pa efekt në menaxhimin e mbledhjes së të ardhurave.
Lajmet kryesore
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë