E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi minoritaret nuk bojkotojne


Një pjesë e mirë e banorëve të Dropullit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të anketuesve për të plotësuar formularët e censusit të popullësisë.

Në zonat e banuara nga minoriteti grek, organizata “Omonia” ka vendosur thirrje për bojkotin e procesit, por banorët nuk i janë përgjigjur e kanë respektuar anketimet.

”Ne kemi qenë grekë dhe do të vdesim si të tillë, por e dimë që banojmë në Shqipëri dhe nëse këto të dhëna i nevojiten shtetit, nuk kemi përse të mos i japim”, shprehet njëri prej banorëve.

”Omonia erdhi dhe bëri thirrjet e saj, por ne nuk RegjistrimiAleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit Haxhinasto-Poposki për censusinCensusi, verifikimi, pas deklarimit shohim asgjë të keqe në këtë regjistrim”.

Anketuesi në fshatin më të madh të minoritetit grek në Derviçan, Mihal Mano, thotë se ka regjistruar të gjitha familjet ku ka trokitur dhe procesi ecën normalisht.

”Kam vizituar 11 shtëpi në tre ditë dhe nuk kam ndeshur asnjë rast të vetëm refuzimi për t’u përgjigjur. Të them të vërtetën, nuk e prisja një zhvillim kaq pozitiv, duke qenë se kisha dëgjuar për thirrjet që ishin bërë nga organizata të ndryshme për të bojkotuar procesin. Në këtë census, nuk shkelet asnjë prej të drejtave të minoritarëve”, shprehet Mano.

Në Dropull, aktualisht jeton më pak se gjysma e familjeve rezidente krahasimisht me 20 vite më parë. Anketuesit do të vendosin shifrën zero në të dhënat për banesat e mbyllura.

Kjo, sipas PBDNJ dhe “Omonia”-s është shkelje e të drejtave të minoritetit. Njëherazi, në deklaratën e Këshillit Kombëtar të Omonias thuhet se arsye të tjera për bojkot janë etiketimi i minoritetit etnik grek si grup etno-politik, formularët vetëm në gjuhën shqipe, pamundësia e kryefamiljarit për të deklaruar kombësinë për anëtarët e tjerë të familjes që mund të mungojnë dhe të tjera. Sondazh

A duhej të zhvillohej censusi me formularë edhe në greqisht në zonat minoritare?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_394'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(394); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Bashkimi i 2 Gjermanive
Festohet 21 vjetori i bashkimit të Gjermanive. Ambasada Gjermane në Tiranë organizoi një pritje me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Policia Pyjore kontroll kamionëve në Tiranë
Ndonese ne pyje vazhdon masakra, duke shkaterruar edhe parqet kombetare, Inspektoriati i Policise Pyjore ka dale per te kontrolluar paligjshmerine e ketij aktiviteti ne periferi te kryeqyteti. Financimi i universiteteve private
Kreu i Senatit dhe rektori i universitetit të Tiranes, Dhori Kule i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit detaje teknike, por edhe elementare sic është autorësia e draftit mbi financimin e universiteve, apo edhe vendi nga ku është adoptuar kjo praktikë, që qeveria kërkon ta zbatojë në 2013. CEZ, shërbim të ri për konsumatorët
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka nisur një shërbim të ri për konsumatorët që u mundëson atyre të llogarisin konsumin e përafërt mujor të energjisë përmes internetit.
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Ceku i tërheq vëmendjen qeverisë se nuk po arrin të vërë nën kontroll evazionin masiv në tregun e punës.

Lajmet kryesore

20 vjet Shqipëri-SHBA
Ceremoni në Ambasadën Amerikane
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Financimi i universiteteve private

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›