E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Nisma per te rinjte, nxit punesimin e investimet Eglantina Nasi

Perballimi i shpenzimeve, kontributeve dhe sigurimeve shoqerore ndaj cdo te riu, per tre vjet me radhe ne cdo sipermarrje qe i puneson ata, eshte nje projekt qe nxit punesimin dhe investimet ne vend. I cili duhet mbeshtetur, pasi ul edhe nivelet e emigracionit, duke stimuluar ekonomine shqiptare. Keshtu e ka vleresuar kreu i organizates se njohur te biznesit, “Konfindustria”. Gjergj Buxhuku, gjate nje prononcimi te tij per mediat, nismen me te fundit te lancuar nga kryeministri Sali Berisha lidhur me punesimin e te rinjve. Kujtojme se ajo u be me dije publikisht prej tij para dy ditesh, gjate takimit te tij me te rinjte demokrate te Durresit. Duke saktesuar se qeveria do te vendose se shpejti qe te perballoje shpenzimet e lartpermendura ndaj te rinjve, ne cdo lloj sipermarrje qe do te vendose t’i punesoje ata. “Nje nisme e tille, eshte per t’u pershendetur dhe per t’u mbeshtetur. Nese do ta shikojme ne prizmin afatmesem dhe afatgjate, ne menyre absolute, mund te themi me siguri te plote qe masa te tilla do te jene te dobishme edhe per vete buxhetin e shtetit. Te mos harrojme se nese nxitim punesimin, krijohet se pari mundesia qe te rriten investimet, por edhe qe te kemi nje mase nxitese me shume per te nxitur investimet e huaja dhe ne fund te fundit, shteti mund te shpenzoje per asistence”, beri me dije Buxhuku, lidhur me kete nisme. Duke shtuar se “nga ana tjeter, fakti qe te rinjte do te punesohen ne biznese, do te thote se ata do t’i largohen emigracionit, pra largimit te fuqise punetore e cila nevojitet per zhvillimin ekonomik”. Ne kete menyre, biznesi duket se e mbeshtet nismen e qeverise per perballimin e taksave dhe kontributeve shoqerore per nje periudhe 3-vjecare per ato biznese qe punesojne te rinj, duke e pare ate si nje mase nxitese me shume ne ecurine e sipermarrjeve private si te tilla. Duke ndihmuar keshtu sipas tij, jo vetem bizneset qe kane filluar te ndjejne efektet e krizes globale, por edhe vete buxhetin e shtetit. “Duke patur parasysh qe viti 2013 eshte i veshtire per ekonomine shqiptare, masa te tilla, nxisin edhe me shume punesimin”, beri me dije gjithashtu Buxhuku. Per te perfunduar me permendjen e faktit tjeter se kjo politike ka rezultuar shume e suksesshme ne vende te Evropes, per te gjitha ato biznese lokale qe zgjedhin te punesojne te rinj dhe te mbeshtetura me financime te Bashkimit Evropian, ne kuadrin e nxitjes se projekteve te punesimit. “Ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, por jo vetem, punesimi i te rinjve, eshte perfshire ne programe te ndryshme e te kushtueshme. Keto jane praktika te njohura, te mbeshtetura nga buxheti i BE-se por edhe i vendeve te vecanta. E rendesishme eshte qe vendim-marrja politike po flet me masa konkrete per te realizuar ato masa realisht nxitese qe i duhen politikes se nje vendi”, perfundoi Buxhuku reagimin e tij lidhur me nje ceshtje te tille. Duke konkluduar keshtu, perkrahjen qe biznesi u jep nismave qeveritare te cilat stimulojne zhvillimet ekonomike, permes politikave te posacme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›