E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet nga familjaret viktima ne Durres

Identifikohet trupi i pajete që u gjet paraditen e se shtunes në zonën e Currilave në Durrës. Sipas policisë i përket shtetasit Shefik Hysa 56 vjec, banor i Shkozës në Tiranë. Identifikimi i kufomës është bërë nga familjarë të tij, të cilët kishin mbërritur pranë policisë së Durrësit.

Sipas familjarëve 56 vjecari kishte të paktën 2 muaji që ishte larguar nga shtëpia dhe këta të fundit kishin bërë denoncimin përkatës në komisaritin e policisë.

Mjeku i ekspërtisës ligjore bën me dije se në trupin e 56 vjecarit nuk janë gjetur shenja dhune dhe se vdekja mendohet të ketë ardhur për shkaqe natyrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›