E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shendetesia, e degraduar, se u grabiten parate Rozeta Rapushi

Ndryshim thelbesor te skemes se sherbimit shendetesor dhe ky sherbim te blihet nga shteti. Ky eshte premtimi qe kreu socialist, Edi Rama, beri dje ne Ndroq, gjate turit te tij per prezantimin e programit “Per nje Rilindje Shqiptare”, ku ne kuader te javes se shendetesise kryesocialisti vizitoi Qendren Shendetesore te komunes Ndroq. Premtimi i Rames, u be pasi mjeke e ndihmes mjeke qe sherbejne aty si dhe me banore te kesaj komune, u ankuan per degradimin e kesaj qendre, e cila sipas tyre, pas vitit 2006 ka humbur shume nga funksionet e saj. “Kishit laborator, kishit ambulanca, kishit maternitet, kishit sherbim 24 ore. Pse u rrenuan keto? Se nuk eshte se u ulen parate, parate te pakten nga kjo pikepamje jane po ato. Nuk jane rritur, por jane po ato. Por, sepse u kanalizuan per korrupsion dhe per grabitje”, - u shpreh kreu socialist. Ndaj Rama ritheksoj se PS kerkon qe patjeter shteti ta bleje sherbimin. “Duhet ta bleje shteti per te gjithe njerezit dhe duhet ta jape nepermjet nje institucioni qe ne duam ta themelojme, Sherbimi Kombetar Shendetesor. Ajo qe ndodh sot eshte qe ne 100 leke shpenzime per shendetesine ne nje vit, vetem 7 leke perballohen nga kontributet e njerezve. 33 leke nga taksat e pergjithshme dhe gjithe pjesa tjeter nga xhepi i njerezve te papune. Kjo eshte e tmerrshme”, - vijoi ai. Mjeku i Qendres Shendetesore, Leke Hysenaj, e njohu kreun e PS me problemet me shqetesuese. Ai rendit te paren mungesen e nje autoambulance, cka i detyron banoret qe per rastet urgjente te marrin taksi per te shkuar ne spitalet e Tiranes. Mungesa e laboratorit mjekesor, i cili sipas tij, ka qene funksional, por eshte mbyllur perpara disa vitesh dhe menjehere pas mbylljes eshte hapur nje laborator privat. Po ne te njejten menyre eshte mbyllur pa ndonje arsye te qarte edhe funksioni i qendres si maternitet. “Deri ne vitin 2006 e kemi pasur, ka qene nje nder qendrat shendetesore me te mira. Qendra ka qene e mire pajisur me te gjithe elementet e ndihmes se shpejte perfshi dhe transportin. Ne vitin 2006 na eshte hequr ambulanca. Si ju pergjigjemi ne tani atyre rasteve qe jane, me aksidente? Me taksi, me rruge private dhe kaq”, - tha mjeku Hysenaj.

Nje tjeter shqetesim i shtruar nga mjeku i qendres, ishte dhe ai i veshtiresive te banoreve per perballimin e sherbimit shendetesor, per shkak te papunesise dhe mosqenies te siguruar. Sipas tij, ne kete komune jane rreth 3500 banore te pasiguruar qe duhet te paguajne per te pasur sherbimin shendetesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›