Biznesi: Shlyerja e detyrimeve dhe koncesionet, sfidë për qeverinë e re
Qeveria e re e cila do të marrë detyrën në shtator do të përballet me një sërë kërkesash urgjente të biznesit.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Trgtisë dhe Industrisë në Tiranë deklaron se veprimi i parë i qeverisë së re për ti ardhur në ndihmë biznesit është shlyerja e detyrimeve. Ndërkohë që vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve të qeta si një impakt i rëndësishëm te investitorët e huaj.
Ndërkohë që administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku kërkon që të bëhet kujdes me koncesionet dhe se si do të veprohet me to. Sipas Buxhukut ky vit do të vijoj të jetë i vështirë për ekonominë tonë.
Në lidhje me sistemin e taksave kreu i Dhomës së Tregtisë kërkon që çdo veprim të bëhet duke u konsultuar me biznesin.
Kreu i Konfindustrisë nga ana tjetër shprehet se duhet të vijoj politika e taksave të ulta dhe nëse vendoset taksa progressive të mos ndryshoj tavani prej 10% që është aktualisht.
Biznesi në Shqipëri vitet e fundit është hasur me një sërë problemesh të ndikuara këto më së shumti edhe prej krizës në Europë.Ndërkohë që viti që vjen sipas analistëve pritet të jetë më pozitiv për ekonominë në tërësi.