E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi Te permiresohet pr/ligji per Gj. Administrative

Edhe pse pr/ligji ne fjale qendron prej me shume se nje viti ne Kuvend per tu miratuar biznesi ka kerkuar ndryshime pasi sipas tyre ai nuk e zgjidh perfundimisht problemet e biznesit me administraten.

Per kete arsye. Konfindustria zhvilloi te shtunen Forumin Akademik per Permiresimin e Pr/ligjit te Gjykates Administrative.

Nga te pranishmit u pranua se pavaresisht se eshte e domosdoshme miratimi sa me i shpejte Projekt Ligji i Gjykates Administrative pare gjendjen e sotme krejt te pakenaqshme te perplasjeve shtet/biznes dhe qytetare drafti i tanishem i PL dhe pjese te tjera legjislacioni ne fuqi kane nevoje per permiresime te rendesishme. Permendim nevojen e 1- krijimit te nje seksioni te vecante administrativ ne Gjykaten e Larte 2-shkurtimin e kohor te procedurave te gjykimit ne administrativ ne Gjykaten e Larte 3-zgjatjen e afateve kohore te percaktuara me ngritjen e padise etj. qe perseri kerkojne miratim me shumice te cilesuar votash ne Kuvendin e Shqiperise. Gjithashtu u debatua mjaft per kerkesen e paplotesuar te Konfindustrise per 4- domosdoshmerine e rekrutimit ne masen fillestare deri ne 30 si gjyqtare administrative te eksperteve te caktuar sipas fushave te se drejtes administrative kontabiliste financiere inxhiniere etj. me qellim rritjen e cilesise se gjykimit shpejtesise dhe sipas shembullit te vendeve te zhvilluara demokratike te BE ishin disa prej kushteve te kerkuara.

Dokumenti perfundimtar i forumit qe do tu dergohet vendimmarrjes politike si dhe opinionit publik te se gjithe kraheve me qellim permiresimin miratimin dhe funksionimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative.

2010-11-07 0738

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›