Biznesi ankohet per referencen

Biznesi ankohet se doganat përdorin masivisht cmimet e referencave duke rritur kostot e produkteve që ata blejnë nga jashtë.
Dhoma Amerikane i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të ndalë referencat, për produktet që blihen nga vendet e zhvilluara
Dogana pretendon se zhdoganimet me cmimet e referencave kanë ardhur në rënie të vazhdueshme dhe po përdoren gjithmonë e më pak
"Aktualisht e kemi 15 përqind zbatimin e kësaj metode, tentojmë që të shkojmë në 13 përqind dhe gradualisht duke e ulur", thotë Flamur Gjyrmishka,drejtor i Përgjithshëm i Doganave
Por disa biznese e hedhin poshtë këtë pretendim. Ato thonë se doganat shqiptare në pjesën dërrmuese nuk bazohen tek faturat shoqëruese të mallrave, por përdorin abuzivisht referencat.
"Gati 90 përqind e cigareve që hyjnë në Shqipëri janë nga Europa dhe nga Bashkimi Europian. Në 90 përqind të këtyre cigareve aplikohet cmimi i referencës, mos them 100 përqind të rasteve", thotë Andi Nano, nga "Japan Tobacco International".
Cmimet e referencave kanë qenë shpesh burim përplasjesh me biznesit dhe administratës doganore.
"Ne kemi qenë dëshmitarë kur na u njoftua nga një prej drejtorëve të përgjithshëm për heqjen e cmimeve të referencave, dhe një vit pas na u tha se cmimi i referencave është shtylla e sistemit doganor. Qe një shok. Nuk e dimë se cili është trendi", tha Genc Boga, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Në disa raste cmimet e referencave janë shndërruar në burim konflikti tregtare. Pak kohë më parë Kosova akuzoi Shqipërinë për proteksionizëm përmes cmimeve të referencave në disa artikuj ushqimor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Merkel: Eurozona të mbetet e bashkuar
Kancelarja gjermane Angela Merkel është përpjekur të ulë shqetësimet mbi një “default” të mundshëm të Greqisë, duke deklaruar se blloku i eurozonës duhet të mbetet i bashkuar. Ministria e Brendshme anulon tenderin e naftës për kaldajat
Tenderi i hetuar nga Avokati i Prokurimeve për karburantin e kaldajave, i porositur nga disa institucione, është anuluar nga Ministria e Brendshme. Opozita kërkon kandidaturat e KLSH-së dhe Guvernatorit
Sipas gazetës ‘Shqip’, shumë shpejt, në Komisionin e Ekonomisë do të vijnë emrat kandidatura për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e për rrjedhojë debati i djeshëm prekte axhendën e ndezur të Parlamentit. Bie çmimi, importohen çdo ditë 100 makina pa doganë
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur ligji për taksat e makinave të përdorura hyri në fuqi. “Tenderi 700 mijë USD, Ministria e Brendshme favorizoi një kompani”
Tenderët për karburantet që merr administrata shtetërore janë kthyer disa herë në objekt debatesh dhe hetimi nga institucionet kompetente, për shkak të specifikës që paraqet produkti, sidomos për normën e fitimit.
Lajmet kryesore
Miniera e Bulqizës po “varroset“
Bello: Nuk është hapur pusi, shfrytëzim i paligjshëm
Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit