Poeteka vjen ne Tirane
Pas qytetit të Përmetit në muajin korrik, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë, "Poeteka", mbërrin në Tiranë. Ky projekt e sheh krijimtarinë artistike dhe shkencën e studimeve letrare si të pandara nga peizazhi dhe historia e njerëzve.Në edicionin e tij të shtatë, pikëtakimi i përvitshëm i artistëve të arteve të fjalës së shkruar, kësaj herë është konceptuar ndryshe. “Metaf(l)ora”, mbi marrëdhënien e artistit me lirinë krijuese dhe intelektuale, në kushtet e kufizimit të lirisë dhe mungesës së pluralizmit të estetikave, është kjo konferenca shkencore që mbahet në këtë organizim.
Referati në ditën e dytë të konferencës i shkrimtarit Bardhyl Londo pati të bëjë me modelet nga të cilat pati qasje letërsia shqipe.
Në të kete festival marrin pjesë studiues, akademikë, poetë, shkrimtarë dhe gazetarë, të cilët mbajnë kumtesa me tematika te gjera.Brenda harkut të një viti, “Poeteka” ka patur një ser veprimtarish, me anë të cilave, krijuesve dhe aspirantëve të shkollës doktorale në studimet letrare, u ofrohet mundësia që kontributet e tyre ti vënë në shërbim të kërkimit shkencor.