"Biznesi do te mbeshtetet nga qeverisja socialiste"
Kryetarja e Grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj ka deklaruar nga qyteti i Elbasanit se biznesi dhe mbeshtetja ndaj tij jane pjese e platformes qeverisese te PS. Leskaj ishte ne nje ndermarrje me fason, e cila si gjithe te tjerat ne kete periudhe perballet me veshtiresi te shumta, te deklaruara nga fasionistet ne te gjithe takimet e zhvilluara me strukturat perkatese qeveritare. "Biznesi meriton te vleresohet, biznesi meriton te mbeshtetet. Ajo qe ne do te bejme pas 28 qershorit, eshte mbeshtetja qe ne do t'i japim biznesit. Ne kemi nje program shume serioz per kete, qe ka te beje jo vetem me nxitjen e iniciativave qe jane ne mbeshtetje te biznesit te vogel dhe te mesem, madje edhe atij te madh", deklaroi Leskaj. Ajo nenvizoi se jane te parashikuara ne program elemente te mbeshtetjes se biznesit, qe kane te bejne me sistemin e taksave apo investimeve ne fushen e arsimit dhe formimit profesional. "Per ne arsimimi profesional eshte shume i rendesishem, pasi i ofron biznesit punetore te kualifikuar dhe mundesi qe ai te eci. Arsimi se bashku me mbeshtetjen e biznesit jane nga fushat prioritare qe kemi parashikuar ne programin tone, sepse ky vend duhet te zhvillohet, njerezit kane nevoje te punesohen dhe kane nevoje per nje jete me te mire", tha Leskaj. Ajo ka nenvizuar se PS kerkon te percjelle mesazhin se nuk eshte politika e Tiranes qe do te ndryshoje Shqiperine, por bashke do te perpiqemi te ndryshojme politiken e Tiranes. F.Salliu