Kryeministri: Kashari, se shpejti bashki
Kryeministri Berisha deklaroi dje se se shpejti komuna e Kasharit do te kthehej ne nje bashki. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate nje vizite qe zhvilloi dje ne kete komune ne afersi te Tiranes, per te inauguruar perfundimin e nje shkolle te mesme dhe nje 9-vjecare. "Kam kenaqesi t'ju informoj se kjo mazhorance do te perdore te gjithe mbeshtetjen e vet per t'ju shpallur juve bashki, pasi ju e meritoni plotesisht. Kashari do te shpallet bashki, sepse ketu keni nje zone te urbanizuar me mire se cdo lagje e Tiranes", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo zone numeron mbi 2 mije biznese dhe ka te gjithe infrastrukturen per te qene nje bashki. Ne viziten e tij, kryeministri Berisha pasi vizitoi ambientet mesimore, deklaroi se arsimi ne Shqiperi, ka pesuar nje transformim rrenjesor. Sipas tij, gjate ketyre viteve, jane ndertuar te reja ose rindertuar 1012 shkolla, me shume se gjysma e shkollave te vendit. Po keshtu kryeministri Berisha tha ne Kashar se qeveria nepermjet reformave te saj arriti ta nxjerr vendin nga skamja dhe varferia. "Kjo qeveri ia doli te nxjerre nga skamja e varferia, para se gjithash, duke rritur pagat e pensionet dhe duke krijuar vende te reja pune, jo 10-20 apo 60mije, por 200 mije shqiptare. Une ju garantoj se me keto investime qe kemi bere, ne 4 vitet qe vijne, jo 200 mije, por, do t'i nxjerrim nga varferia, se paku, edhe 300 mije qe kane mbetur," deklaroi kryeministri Berisha. Ai u shpreh i sigurt per fitoren e nje mandati te dyte, ku premtoi thellimin e reformave. F.M