E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia: Kuvendi i PD, me 23 maj

Fatjona Mejdini

Kuvendi i Partise Demokratike do te mblidhet me 23 maj, vetem pese dite perpara fillimit te fushates elektorale. Paditen e djeshme kryesia qendrore e PD-se, e mbledhur ne seline e Kryeministrise, per shkak te rikonstruksionit te selise se partise, vendosi thirrjen e ketij Kuvendi, ne te cilin demokratet do te nisin fushaten intensive per zgjedhjet parlamentare, qe do te mbahen me 28 qershor. Pas ketyre zgjedhjeve ne partine me te madhe te mazhorances pritet te mbahet edhe Kongresi Zgjedhor. Nga ana tjeter javen e ardhshme demokratet, do te permbyllin procesin e zgjedhjes se krereve te rinj te PD-se ne rrethe, ku Tirana duket se do te rezervoje edhe surprizat me te medha.

Kuvendi

Anetaret e kryesise se PD-se vendosen qe Kuvendi, i cili do te miratoje programin e demokrateve per mandatin e ardhshem qeveritar, te mbahet vetem pese dite perpara fillimit te fushates zgjedhore. Keshtu me 23 Maj, partia me e madhe do te miratoje programin qe do te perfshije reformat ne nje sere fushash, gjate nje mandati te dyte qeverises. Keshtu ky program qe pritet te miratohet ne Kuvend do te permbledhe reformat e kryera ne shendetesi, arsim, bujqesi, ekonomi e punesim, mbi bazen e te cilit do te ndertohet dhe platforma kater vjecare dhe cfare do te behet me tej ne mandatin e dyte. Po keshtu ne platformen qe pritet te miratohet do te perfshihen edhe projekt e medha kombetare te mazhorances, akset e medha rrugore si edhe infrastruktura rurale dhe ne mbare vendin. E reja eshte se ne kete program do te angazhohen te gjithe anetaret e kryesise se PD. Burimet bejne te ditur se ne mbledhjen e djeshme, Berisha, diskutoi me anetaret e kryesise edhe ne lidhje me fushaten parazgjedhore qe ka nisur, ku kerkoj angazhimin e te gjithe anetareve te kryesise per te paraqitur arritjet e qeverise ne keto kater vjet.

Zgjedhjet

Kuvendi i PD-se eshte forumi me i larte, i cili me 23 maj do te miratoje platformen per fushaten, ndersa me nje Kuvend tjeter, zgjedhor partiak ky, demokratet duket se do te perballen pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, per te zgjedhur forumet dhe strukturat drejtuese te reja te partise. Por perpara mbledhjes se ketyre forumeve te rendesishme, PD pritet te ballafaqohet javen e ardhshme edhe me zgjedhjen e kryetarit te PD-se per degen e Tiranes, dega e fundit kjo permbyll procesin e zgjedhjes se krereve te rinj te PD-se. Ne garen per kryeqytetin kane hyre disa nga figurat me te spikatura te PD-se, si nder vite, ashtu edhe gjate ketij mandati qeverises. Per kete gare te rendesishme pritet te perballen javen e ardhshme, deputetet e PD-se, Besnik Mustafaj, Aldo Bumci, Lajla Pernaska dhe Edi Paloka. Dy nga te cilet do te skualifikohen qe ne "raundin" e pare, ne kryesine e madhe te PD.

Debatet per kreun e PD

Shfaqja publike e simpatise se kryeministrit Berisha per kandidaturen e deputetit Aldo Bumci, per postin e kryetarit te PD-se ne Tirane, ndezen debatet mes kandidaturave per te zene kreun e deges me te madhe te PD ne vend, qe do te leshohet nga kryetari aktual, Olldashi. Keshtu deputeti Besnik Mustafaj e akuzoi Berishen per njeanshmeri ne kete gare dhe deklaroi se do ta linte garen dhe politiken, po te kishte nga ato qe ai do i konsideronte parregullsi. Gje te cilen ai e ka deklaruar disa here. Nderkohe qe ne PD nje pelqim i tille nga ana e Berishes per zedhenesin e Grupit te PD, nuk eshte pare me xhelozi nga ana e kandidateve te tjere, nderse Berisha vleresoi gjithe kandidaturat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›