E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biznesi duhet të ndihmohen nga bankat

Pandemia e Covid 19 ka ndikuar me shume tek biznesi i vogël . Gjate  një tryeze për te diskutuar për aksesin ne finance për sipërmarrjet e vogla te mesme drejtori i agjencisë shqiptare të zhvillimit të investimeve Sokol Nano  bëri me dije se përgjatë 5 viteve të fundit AIDA ka mbështetur rreth 70% të aplikuesve . Ndërkohe që ministria e financave Anila Denaj vuri theksin tek domosdoshmëria që banka duhet të kenë për të ndihmuar biznesin.

Përfaqësuesi i përhershme i Berzh në vendin tonë theksoi se përfundimi i reformës në drejtësi, do të jetë një garanci më shumë për bankat qe ato të rrisin kreditimin.

Përfundimi i reformës në drejtësi,mbyllja e problemeve me pronat, janë çështje që dëmtojnë huadhënien ndaj bizneseve. Rreziku që ne duhet të ndajmë duhet të jetë 50/50, që të kemi një mbarëvajtje. Një nga arsyet që po step bankat është informaliteti që është i përhapur në agrokulturë.

Duke  filluar nga viti i ardhshme aplikimi për grantet tek AIDA për sipërmarrjet e vogla e të mesme do të jetë i gjithë në mënyre elektronike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›