E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi ngrin investimet për shkak të zgjedhjeve

biznesBizneset kanë ulur ndjeshëm investimet e tyre, në pritje se si do të përfundojnë zgjedhjet e 23 qershorit.

Të dhënat e certifikuara, të paktën për 4-mujorin e parë, tregojnë se ka një rënie të kreditimit dhe importit të makinerive dhe pajisjeve, periudhë kjo që përkon me vendimet e qeverisë për rishikimin e disa taksave, si heqjen e TVSH-së, bën me dije Shqip.

Në periudhën janar-prill 2013, sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) shënohet një rënie e importit të makinerive dhe pajisjeve me rreth 8 për qind, në raport me vitin 2012, për të njëjtën kohë (janar-prill 2012).

Sakaq, regjistrohet një nivel kredie tepër e ulët, në rënie me afro 0.8 për qind në raport me 2012-n për të njëjtën periudhë. Kredia në rënie është për zërin makineri dhe pajisje, pra sipërmarrja private ka marrë më pak financime, për shkak të kushteve, nevojës etj, duke dëshmuar se klima e investimeve mbetet e paqartë./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›