E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi proteste para Ministrise

Punonjësit e një kompanie private kanë protestuar përpara Ministrisë së Ekonomisë, për një vendim sipas tyre të padrejtë, i cili i heq lejen lejen minerare për shfrytëzimin e mbetjeve teknologjike të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, per t'ia dhene nje kompanie tjeter. 

"Leja është marrë konform ligjit. Në fund të korrikut Ministria e Ekonomisë nisi procedurat për revokimin e kësaj leje dhe në shtator është revokuar. Çështja momentalisht është në gjykatë, çuditërisht Ministria e Ekonomisë me një nxitim vazhdon procedurat për ta nxjerrë në ankand dhe sot kanë njoftuar disa firma për këtë", thotë Aleksandër Binjaku, administrator i kompanisë.

Administratori thotë se ky veprim sipas tij arbitrar i Ministrisë së Ekonomisë përveçse çon dëm investimin 2 milionë dollarësh i shkakton kompanisë humbje të tjera të mëdha.

Ministria ka shpallur nje ankand te ri edhe pse çështja eshte ne gjykate dhe përfaqësuesit e shoqërisë i bëjnë thirrje Ministrisë, por edhe Qeverisë që të anulojë ankandin dhe të presë vendimin e gjykatës për këtë çështje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›