E Diel, 1 Nëntor 2026

Seriali i preferuar i Michelle Obama

Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, e adhuron serinë britanike "Downton Abbey". Mediet amerikane kanë njoftuar që Michelle i ka kërkuar kanalit ITV që t’i dërgojë asaj DVD-të e sezonit të ardhshëm, që nuk është shfaqur akoma në Amerikë.

“Michelle dhe Barack kënaqen duke shikuar serinë "Downton Abbey". Gjithmonë e shikojnë kur dëshirojnë të pushojnë. Për këtë arsye, Michelle ka kërkuar që ta ketë më përpara sezonin e ri”, tha një burim i afërt me çiftin presidencial.

Drejtuesit e televizionit britanik ITV deklaruan se ata janë të gëzuar që Michelle i pëlqen seria që është shfaqur në kanalin e tyre.

“Shpresojmë që Michelle do të mund të mbajë për vete zhvillimin e ngjarjeve të episodeve të reja. Nuk do të dëshironim që të tregonte dhe të dëmtonte befasitë që i presin adhuruesit e kësaj serie në Amerikë”, thanë me shaka nga televizioni ITV./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›