Bleona zgjedh Rihannan para Ritës

Për herë të dytë, Bleona Qerreti është shfaqur në eventin e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2012” në Los Angelos. Për këtë mbrëmjë, Bleona kishte zgjedhur të vishte një fustan të shkurtër ngjyrë hiri e vezullues ,për të cilin ka marrë komplimente nga nikoqirët e mbrëmjes, në tapiten e kuq.
Por, kur ajo është pyetur se clla është këngëtarja e saj e preferuar, Bleona ka bërë një renditje që ndoshta jo gjithkujt do t’i pëlqejë.
“Është një pyetje e vështirë, por, do të thoja Rihanna. Ajo është e mahnitshme dhe unë e dua atë. Në fakft, më duhet thë përmend edhe një këngëtare, ajo është Rita Ora dhe është shqiptare”, ka thënë Bleona.
Si duket Bleona e ka kuptuar gabimin, për shkak që menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes në “AMA 2012” , ajo ka publikuar intervistën në rrjetin social, Twitter duke shkruar, “ E dua Rita Orën” dhe të njejtën i’a ka publikuar në Twitter edhe Ritës./Indeksonline/
https:// />